Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani dy lugë mjaltë çdo ditë

schedule18:34 - 30 Nëntor, 2022

schedule 18:34 - 30 Nëntor, 2022

Një studim i ri ka zbuluar mjalti mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, megjithëse disa lloje mund të jenë më të mirë se të tjerët.Studiuesit nga Universiteti i Torontos, gjetjet e të cilëve u botuan së fundmi në Nutrition Reviews, përcaktuan se çfarë efekti mund të ketë mjalti në faktorët e rrezikut kardiometabolik, raporton Eat This.

Rezultatet treguan se mjalti kishte një efekt pozitiv në shëndetin kardiometabolik, si sheqeri në gjak dhe nivelet e kolesterolit. Ndërsa pjesëmarrësit konsumonin rreth dy lugë gjelle mjaltë çdo ditë, u vu re se mjalti i papërpunuar dhe mjalti nga një lule e vetme ishin shkaku i shumë përfitimeve të lidhura me shëndetin.

Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk ishte aq efektiv kur bëhej fjalë për përfitimin e trupit. “Këto rezultate janë befasuese, sepse mjalti është rreth 80% sheqer,” tha Tauseef Khan, një bashkëpunëtor hulumtues në Fakultetin e Mjekësisë Temerty të Universitetit të Torontos.

Khan shtoi: “Por mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që ka shumë të ngjarë të kenë përfitime shëndetësore.” “Mjalti është shumë i pasur me antioksidantë për shëndetin kardiometabolik”, thotë dietologia Catherine Gervacio.

Kur bëhet fjalë për arsyen pse mjalti mund të ndihmojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, Gervacio shton: “Ai përmban flavonoide dhe komponime fenolike. Flavonoidet janë antioksidantë anti-inflamatorë që kanë aftësinë të parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe përbërjet fenolike zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!