Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Nëse vishni rroba në këto dy ngjyra, njerëzit do t’ju besojnë më shumë

schedule17:25 - 30 Nëntor, 2022

schedule 17:25 - 30 Nëntor, 2022

Ju ndoshta nuk e keni ditur se diçka aq e thjeshtë sa rrobat mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e tjerë ju shikojnë. Njerëzit e kanë përdorur modën si një formë të vetë-shprehjes. Dhe rezulton se një nga efektet më të fuqishme nuk është vetëm ajo që veshim, por edhe ngjyra që zgjedhim.

“Ngjyra e rrobave tona shërben si sinjal për të tjerët; u tregon atyre se kush jemi ne”, shpjegon kompania e modës The Good Trade. “Truri ynë është i lidhur me nxitësit ndijor me emocionet. Disa nxitës nxisin lumturinë, të tjerët trishtimin,” shpjegon Susan Gagnon, eksperte e modës.

Studiuesit nga Universiteti Soochoë në Kinë kohët e fundit u përpoqën të “hetojnë” ndikimin e ngjyrave të veshjeve në perceptimin e besimit, duke publikuar gjetjet e tyre në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Teknologjisë Inxhinierike (IJERT) në maj 2021.



Sipas studimit, ngjyra blu, e ndjekur nga vjollca, konsiderohet si më e besueshme. David Lee, një ekspert ngjyrash, thotë se ngjyra blu shpesh lidhet me qiellin, i cili është “i qetë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!