Primaret brenda PD janë diskutuar në studion e ABC Live si një zhvillim pozitiv, dhe që krijon një garanci në opinionin publik për mbarëvajtjen e procesit. Të pranishmit në studio, politogu i njohur Ermal Hasimja si dhe pedagogu dhe analisti Neritan Alibali në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri kanë deklaruar që shohin zhvillime pozitive me procesin e primareve.
Për politologun Hasimja ‘argumenti kryesor është unë jam më i mirë se të tjerët për të fituar përballë Veliajt. Më duket gjë pozitive, qoftë te numri i kandidatëve, qoftë te cilësia e tyre shoh si angazhim dhe besim te drejtësia e procesit, kemi pasur përvoja të mëparshme, ku nuk ka pasur ndonjë besim shumë të madh, vetë ato që kanë menaxhuar zgjedhjet, në rastin konkret shoh 7 kandidatë seriozë, 5 prej tyre i njoh dhe kam respekt për ta’.
Për pedagogun Neritan Alibali kandidatët janë shumë cilësore, por Tirana duhet parë ndryshe nga e gjithë panorama e gjithë betejave e zgjedhjeve elektorale.
‘Në Tiranë do të derdhen të gjitha resurset financiare, të opozitës dhe maxhorancës, mendoj se nuk mjaftojnë vetëm primaret për të zgjedhur një kandidat për Tiranën, nëse do të zgjedhë duhet një kandidat që ta konkuroj shumë fort Z. Veliaj. Do të kemi një produkt të tillë, që do të fitojë ai kandidat që ka qenë më i organizuar, por Tirana nuk mjafton, nëse fiton betejën për Tiranën, vendos se kush fiton, në këtë aspekt, përvec primareve, duhen bërë sondazhe të sakta, të kujdesshme, votat e militantëve, do të shkojnë se s’bën aty. Ai kandidati i vetëm i opozitës, a do të ketë kapacitete, aftësi për të thithur dhe elektoratin. Beteja për Tiranën nuk është një betejë për të fituar thjesht Tiranën, pasardhësi Erion Veliaj duhet mundur në Tiranë’, tha Alibali.