Takimi i partive politike në Maqedoninë e Veriut, sipas analistit politik Naser Selmani nuk rezultoi në ndonjë kompromis të mundshëm midis tyre. Në një lidhje direkt me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Selmani shpjegoi që ‘partia kryesore opozitare maqedonase VMRO –DPMNE vazhdon që të kundërshtojë përfshirjen e bullgarëve si komunitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë çështje e përdor për politikë ditore, nëse përkrah këtë ide do të ketë efekte elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare’, tha Selmani.
Për analistin politik Naser Selmani, VRMO – DPMNE është parti nacionaliste dhe po mundohet të ndikojë te faktori ndërkombëtar dhe të ketë garanci prej tij për zgjedhje të parakohshme.
Ndonëse për Maqedoninë e Veriut është shumë e rëndësishme nisja e negociatave për integrim në Bashkimin Europian, për analistin politik Naser Selmani nuk beson se partitë maqedonase, qoftë ajo në pushtet, qoftë ato në opozitë nuk janë të interesuara për fillimin e ndryshimeve substanciale, sepse nëse do të nisë ky proces Maqedonia e Veriut do të demokratizohet, dhe do të humbin kontrollin mbi institucionet e shtetit, kërkojnë të gjejnë një alibi të fortë që kushtetuta të mos ndërrohet, ose të paktën ky proces të shtyhet.