Hapat e ardhshëm për negociatat me Serbinë, Bislimi takim online me Lajçakun

schedule11:50 - 30 Nëntor, 2022

schedule 11:50 - 30 Nëntor, 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë të mërkurë pasdite do të zhvillojë takim online me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajmin e bëri të ditur Bislimi gjatë raportimit para Komisionit për Integrim Evropian.

“Takime të radhës në Bruksel gjithsesi se do të ketë. Unë sot pasdite do të kem një takim online me z. Lajçak, ku do të definojmë hapat e radhës”, tha ai.

Bislimi më tej shtoi se shumë shpejt duhet të ftohet takimi i krerëve të shtetit në mënyrë që deri në mars të përfundojnë negociatat për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Mendoj se shumë shpejt duhet të ftohet takimi i krerëve të shtetit, është zotim i Brukselit, që deri mars të vitit 2023 të përfundohen negociatat për normalizim. Kjo thuhet sipas dakordimit të arritur. Nuk është dakordim, por është deklaratë e lëshuar nga z. Borrell, mbi atë që kanë biseduar palët në Bruksel. Sipas asaj, duhet prodhuar marrëveshje normalizimi deri mars të vitit 2023”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Bislimi u takua me Lajçakun javën e kaluar në Bruksel, ku u arrit marrëveshja për targat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!