Këto janë ngjyrat që largojnë stresin në shtëpi

schedule19:24 - 29 Nëntor, 2022

schedule 19:24 - 29 Nëntor, 2022

Psikologjia jonë është shumë e rëndësishme. Dhe ngjyrat rreth nesh luajnë një rol të madh në këtë, veçanërisht në hapësirën tonë personale. Vetëm prania e një ngjyre mund të na prishë humorin dhe të na shkaktojë ankth. Hapësira jonë më e rëndësishme është dhoma e gjumit.

Kuptimi që duhet të ketë është ai i qetësisë dhe pushimit. Nëse ngjyrat e saj na shkaktojnë ankth, atëherë ne kemi bërë diçka të gabuar, sepse duhet të ndihemi rehat në këtë dhomë. Tre ngjyrat e mëposhtme mund të lehtësojnë stresin:

Rozë e lehtë

Kjo ngjyrë na relakson dhe largon stresin, ndërkohë që i jep dhomës një ton romantike dhe pafajësie.

Blu e errët

Kjo ngjyrë zakonisht na qetëson. Që dhoma të mos jetë shumë e errët, kombinoni atë me mobilje me ngjyra të çelura.

Fildishi

Muri me nuancë fildishi ndriçon dhomën dhe largon stresin, ndërsa nëse mobiljet kanë të njëjtën ngjyrë ose të ngjashme, dhoma do të bëhet më e ngrohtë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!