Të krishterët për herë të parë minoritet në Angli

schedule16:08 - 29 Nëntor, 2022

schedule 16:08 - 29 Nëntor, 2022

Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishterë, sipas gjetjeve të regjistrimit të ri të popullsisë.

Kjo është hera e parë që pakica i përket fesë kryesore të popullsisë.

Britania e Madhe është bërë më pak religjioze – dhe me më pak popullsi të racës së bardhë – prej regjistrimit të parafundit të popullsisë dekadën e kaluar, tregojnë të dhënat e reja, të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Rreth 46.2 për qind e popullsisë në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishtere, në krahasim me 59.3 për qind sa ka qenë shifra në regjistrimin e kaluar.

Numri i popullsisë myslimane është rritur nga 4.9 për qind në 6.5 për qind, derisa e popullsisë hinduse nga 1.5 për qind në 1.7 për qind.

Më shumë se një në tre persona – 37 për qind – konsiderojnë se nuk i përkasin ndonjë feje, në krahasim me 25 për qind më 2011.

Pjesët tjera të Mbretërisë së Bashkuar, Skocia dhe Irlanda Veriore, i publikojnë të dhënat e tyre ndaras.

Aktivistët e laicizmit kanë thënë se ky ndryshim duhet të nxisë analiza për mënyrën sesi është rrënjosur feja në shoqërinë britanike.

Ky vend ka shkollat e Kishës së Anglisë që financohen nga shteti, dhe pjesëtarë të institucionit të kishës kanë ulëse në Parlament dhe Mbretëri./rel/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!