Pronarët e Juventusit i kanë kërkuar trajnerit Massimiliano Allegri që të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit aktual, sipas Calciomercato.
Sipas burimit, pasi të gjithë anëtarët e bordit u larguan nga klubi italian, Allegri ka menduar edhe largimin. Megjithatë, pronarët e Juventusit e bindën trajnerin 55-vjeçar që të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Kujtojmë se pas 15 javës të Serisë A, “zonja e vjetër” mban vendin e 3 të renditjes, duke mbetur pas Napolit kryesues me 10 pikë.
Allegri u kthye në Juventus në maj të vitit të kaluar pas një pauze 2 vjeçare. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Torino fitoi pesë herë kampionatin italian, si dhe dy herë arriti në finalen e Ligës së Kampionëve. /G.D abcnews.al/