I nxehti ekstrem i merr jetën adoleshentit

schedule10:45 - 28 Qershor, 2019

schedule 10:45 - 28 Qershor, 2019

Temperaturat e larta kanë shkaktuar viktimën e parë në Spanjë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ai është një 17-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e të nxehtit. Ai kishte qenë duke punuar në fshat në momentin kur është ndjerë i sfilitur nga vale e të nxehtit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Cordoba.

Sipas raportimeve adoleshenti ishte ndjerë i trullosur dhe ishte hedhur më pas në pishinën e pronës ku po punonte. Pasi doli nga uji, pësoi probleme shëndetësore.

Kujtojmë  se Spanja dhe disa shtete të tjera të Evropës po përballen me të nxehtin ekstrem që vjen nga Afrika Veriore. Edhe pse jemi në muajin Qershor termometri ka shënuar vlera rekord duke arritur deri në 45 gradë Celsius./abcnews.al