Tetë vjet burg për italianin Carlo Diana, një mekanik në Villa Literno, i cili natën mes 20 dhe 21 Marsit të vitit 2016 kishte qëlluar dhe vrarë një hajdut shqiptar. Ai kishte hyrë në shtëpinë e mekanikut bashkë me dy persona të tjerë dhe në momentin kur italiani ka qëlluar ata ishin në përpjekje për të vjedhur makinën.
Dënimi ndaj mekanikut italian u dha nga gjyqtarët e Gjykatës së Assizes të Napolit. Carlo Diana ishte hetuar nga zyra e prokurorisë së Napolit për “vrasje vullnetare në kushtet e vetëmbrojtjes”, pas vdekjes 37- vjeçarit me origjinë shqiptare, me precedentë të shumtë për krime kundër trashëgimisë. Shqiptari kishte mbetur i varrë nga të shtënat, ndërsa italiani e posedonte ligjërisht armën.
Hajduti u la në tokë nga dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët arritën të largoheshin nga shtëpia ku jetonte Carlo Diana me familjen. Lajmi u raportua nga Mattino./abcnews.al