Nëse ju merret fryma sapo bëni pak hapa, shkoni urgjent tek mjeku

schedule16:52 - 26 Nëntor, 2022

schedule 16:52 - 26 Nëntor, 2022

Sipas një kardiologu, nëse edhe juve ju merret fryma në momentin që ngjisni shkallët, kjo nuk ka të bëjë absolutisht me se sa “në formë” jeni

“Terminologjia mjekësore për këtë është dispnea,” thotë Satjit Bhusri, kardiolog.

Ky fenomen, shton ai, ndodh kur zemra juaj “punon në tension”, kur jeni duke ushtruar muskujt tuaj në aktivitete të vështira, si për shembull të ecurit në një vend të pjerrët, shkruan Well & Good.

Muskujt po kërkojnë më shumë furnizim me oksigjen dhe zemra po përpiqet ta plotësojë atë kërkesë. Për të risjellë balancë, trupi bën gjëra të tilla si përshpejtimi i rrahjeve të zemrës, ose ju detyron të merrni frymë më shpejt.

Sipas trajnerit Cristian Plascencia ka disa arsye të ndryshme pse kjo mund të ndodhë.

“Ndoshta nuk keni ngrënë mjaftueshëm ose jeni kequshqyer, ndoshta keni pasur një cikël të vështirë stërvitjeje, ose ndoshta zemra juaj e ka të vështirë të jetë në gjendje të pompojë më shumë gjak dhe oksigjen në të gjithë trupin, teksa ngjisni shkallët.”

Me fjalë të tjera, nëse nuk jeni duke bërë trajnime për ngjitjen e shkallëve në stërvitjet tuaja të përditshme, nuk është çudi të ndiheni pa frymë kur ngjisni katin e katërt, citon Anabel.

Disa këshilla për herës kur do t’ju duhet të ngjisni shkallët e palestrës, ose ato të shtëpisë, zyrës, etj:

▪ Filloni me shëtitje, ecje dhe rrisni gradualisht vështirësinë.

▪ Frymëmarrja përmes hundës gjatë aktiviteteve me intensitet të ulët mund t’ju ndihmojë të mbani rrahjet e zemrës relativisht të ulëta dhe gjithashtu të ndihmoni trupin tuaj të bëhet më efikas në frymëmarrje dhe në përdorimin e oksigjenit.