Pas humbjes tronditëse të Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Arabisë Saudite, djali i Diego Maradonës goditi Lionel Messin, ose më mirë, ata që e krahasojnë Messin me babain e tij.
“Krahasimi mes Messit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy planetë të ndryshëm, por nuk dua t’i jap fund menjëherë Lionel-it”, tha Diego Maradona Jr. në një intervistë për Radio Marte.
Megjithatë, Messi sillet më i qytetëruar. Ylli i PSG-së i bëri homazhe Maradonës duke postuar foton e tij në rrjetet sociale pa asnjë mbishkrim.
Maradona udhëhoqi Argjentinën në triumfin e fundit të Kupës së Botës në vitin 1986. Messi nuk e ka fituar ende këtë trofe pas katër tentativave të dështuara dhe ky është argumenti kryesor për ata që e vendosin atë në një nivel nën Maradona në renditjen e futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Kupa e Botës në Katar për Argjentinën filloi në mënyrë të tmerrshme (humbi 1:2 nga Arabia Saudite), por të shtunën Messi do të duhet të shpëtojë situatën, teksa ndeshja me Meksikën do të fillojë në orën 20:00. /G.D abcnews.al/