I intervistuar nga “Sportweek”, portieri i Interit dhe i Kamerunit, Andre Onana foli edhe për Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e tij.
“Ashtu si dikush që e di se ka një grup shumë të vështirë, mes Brazilit, Zvicrës dhe Serbisë, por edhe si dikush në fushë që është gati të japë gjithçka për kombin e tij në fushë.
Nuk është një grup i lehtë për ne, por nuk do të jetë një grup i lehtë as për kundërshtarët tanë, kjo gjë është e sigurt”, është shprehur portieri kamerunas./h.ll/abcnews.al