Në foto Serxhi Cani
Njëri polic bashkiak dhe tjetri polic i patrullës së komisariatit nr.1 në Tiranë kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vjedhje me dhunë.
Ata që supozohet të jenë ruajtës të rendit, kanë tentuar “të pasurohen” në kurriz të qytetarëve.
Abc mëson se është arrestuar Serxhio Cani, 23 vjeç, polic i patrullës dhe Sajmir Muzikanti, 39 vjeç, polic bashkiak.
Të dy efektivët, akuzohen për grabitje me dhunë tek liqeni, ku mësohet se ndalonin të rinj me cigare hashashi dhe i vidhnin lekët.
Më pas i lidhnin me pranga që të dukej zyrtare.
Lexo edhe: “Kërkonin 30-50 mijë lekë”, arrestimi i 2 efektivëve, reagon policia e Tiranës: Kanë marrë para me forcë
Siç mësoi gazetarja Xhensila Kodra, efektivët kërkonin, 20-30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja.
Sakaq, për punonjësin e policisë kanë nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin e tij nga policia. Mësohet se ndaj tyre ka pasur 9 denoncime.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.”
Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm./Abcnews.al/