Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas, mijëra njerëz marshojnë në rrugët e Spanjes

schedule10:54 - 26 Nëntor, 2022

schedule 10:54 - 26 Nëntor, 2022

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Madridit dhe Barcelonës të premten mbrëma dhe morën pjesë në marshimet e organizuara për Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas.

Në Madrid, protestuesit, të veshur me ngjyrë vjollce, marshuan nëpër Gran Via në qendër të qytetit, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane të tilla si: “jo është jo, çdo gjë tjetër është përdhunim” dhe “ne gratë nuk jemi produkte”. Në Barcelonë, demonstruesit i binin daulleve dhe ndezën flakë në qytet.

Që nga viti 2003, kur zyra e statistikave filloi zyrtarisht numërimin e humbjeve, 1,171 gra kanë vdekur si pasojë e dhunës me bazë gjinore në Spanjë, sipas Ministrisë së Barazisë.  Deri më tani në vitin 2022 kanë humbur jetën 38 gra.
“Kam ardhur këtu për shkak të problemit të dhunës me bazë gjinore, për shkak të gjithë këtyre vdekjeve që shkaktohen, keqtrajtimit të grave”, tha një mësuese 42-vjeçare dhe banore e Madridit, Susana Rita.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez u bëri thirrje burrave që të ndërmarrin hapa përpara për të ndaluar dhunën me bazë gjinore. “Dhuna nga burrat është një realitet tragjik që na turpëron çdo ditë,” vuri në dukje ai.

Ligji i ri “vetëm po do të thotë po” u krijua pas rastit La Manada të vitit 2016 ose “tufa e ujqërve”, kur pesë burra përdhunuan një grua 18-vjeçare në Pamplona. Sipas ligjit, çdo marrëdhënie seksuale pa konsensus do të klasifikohet si përdhunim. Megjithatë, në ligj përcaktohen dënime minimale më të ulëta për disa krime seksuale.

Protestat në Madrid dhe Barcelonë vijnë pasi u zbulua se dënimet me burg për disa burra ishin reduktuar për shkak të një mangësie në ligj që përcakton dënimet për abuzimin seksual, duke shkaktuar zemërim global dhe një grindje të ashpër midis politikanëve.

Pasi të paktën 11 abuzues seksualë të dënuar kohët e fundit iu reduktuan dënimet e burgut ndërsa 5 u liruan pas miratimit të ligjit të ri, sipas agjencisë së lajmeve Europa Press.

“Vetëm po do të thotë po”, thërrisnin mbrëmjen e djeshme turmat që morën pjesë në marshimet që kërkonin t’i jepet fund dhunës ndaj grave./abcnews.al