Shtëpia e famshme e bizhuterive frymëzohet nga “Games of Thrones”

schedule18:44 - 25 Nëntor, 2022

schedule 18:44 - 25 Nëntor, 2022

Një linjë bizhuterish që nxjerr në pah detajet e dizajnit nga setet, kostumet, personazhet e serialit epik ‘Games of Thrones’ ka bërë të frymëzohet shtëpia e bizhuterive Fabergé.

Krijimet janë frymëzuar nga pasioni i luftëtares Daenerys Targaryen për dragonjtë e saj, si dhe ndjekja e saj e pamëshirshme për Fronin e Hekurt dhe përdorimi i bizhuterive për të pasqyruar fuqinë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FABERGÉ (@officialfaberge)

Faberge po zbulon koleksionin në faza, duke filluar me bizhuteritë e Dragoit, të lançuara më 24 nëntor në Dubai. Janë pesë dizajne, secila prej të cilave vjen në 10 copë, në një skemë ngjyrash bardh e zi dhe të kuqe, ngjyrat e House Targaryen.

Koleksioni Fabergé x Game of Thrones u zhvillua në bashkëpunim me Michelle Clapton, stilistja e kostumeve fituese e Emmy dhe BAFTA e Game of Thrones, Lisa Tahlgren, shefja e dizajnit të Fabergé dhe drejtoresha kreative e shtëpisë, Josina von der Busse-Kessel.

Shtëpia e famshme njoftoi vitin e kaluar bashkëpunimin e saj me Warner Bros. Discovery Global Consumer Products, duke paraqitur një xhevahir unik vezësh që i shiti një koleksionisti privat për 2.2 milionë dollarë./abcnews.al