Ky ushqim do t’ju bëjë të humbni peshë menjëherë

schedule13:30 - 25 Nëntor, 2022

schedule 13:30 - 25 Nëntor, 2022

Sipas një studimi të ri të Universitetit të Australisë Jugore, rezultatet e të cilit janë publikuar në “European Journal of Nutrition”, një grusht bajame mund të ketë një efekt të mrekullueshëm dhe të kufizojë oreksin tonë. Vetëm 30-50 gramë bajame në ditë mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt duke rregulluar oreksin tonë.

Konkretisht, hulumtimi tregoi se bajamet shkaktuan ndryshime në nivelet e hormoneve stimuluese të oreksit dhe kështu reduktuan oreksin dhe çuan në më pak konsum të ushqimit. Bajamet janë të larta në proteina, fibra dhe acide yndyrore të pangopura, duke i bërë një ushqim perfekt që mund të përfshihet në dietën e përditshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!