Vala e të nxehtit gjatë verës ka vrarë më shumë se 20 mijë persona në Europën Perëndimore

schedule08:40 - 25 Nëntor, 2022

schedule 08:40 - 25 Nëntor, 2022

Valët e të nxehtit të verës në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Britani kanë shkaktuar më shumë se 20,000 vdekje viktima, sipas një raporti të publikuar sot. Nga Parisi në Londër, merkuri arriti ose tejkaloi 40 gradë Celsius këtë verë.

“Një valë e nxehtë në vitin 2003 shkaktoi më shumë se 70,000 viktima në Europë, kryesisht në Francë, dhe bëri që shumë vende të zbatojnë masa të tilla si vendosja e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe kërkimi i njerëzve që të kujdesen për fqinjët e tyre dhe të hapin shkolla me ajër të kondicionuar.

Këto masa dhe programe të tjera të lidhura mund të kenë kufizuar disi ndikimin e valës së të nxehtit të vitit 2022, por numri i të vdekurve ishte ende “më i lartë se sa pritej”, tha Chloe Brimicombe, një studiuese në Universitetin e Gracit në Austri”.

“Unë mendoj se ishte vala më e keqe e të nxehtit që nga viti 2003,” tha ajo.

Për shkak se autoritetet nuk ia atribuojnë shumicën e vdekjeve drejtpërdrejtë të nxehtit, statisticienët bëjnë një vlerësim duke parë se sa njerëz vdiqën në një periudhë të caktuar kohore dhe duke krahasuar numrin me atë që do të pritej, bazuar në të dhënat historike.

Tempertaturat e larta mund të vrasin duke shkaktuar goditje të nxehtësisë, e cila prek trurin, veshkat dhe organet e tjera. Por mund të shkaktojë edhe probleme kardiake ose të frymëmarrjes.

Organizata Botërore Meteorologjike raportoi këtë muaj se Europa është ngrohur dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës gjatë 30 viteve të fundit. Agjencia e Ndryshimeve Klimatike Copernicus raportoi se vera e vitit 2022 ishte më e nxehta e regjistruar.

Shumica e vdekjeve të tepërta në Evropë, 10,420 në total, u regjistruan në Francë.

Numri i viktimave në Angli dhe Uells arritën në 3,271, ndërsa Spanja raportoi 4,655 viktima nga qershori në gusht dhe Gjermania 4,500, sipas Zyrës së Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar.

/abcnews.al