“Pranova …”, zyrtarizohet kandidati i Alibeajt në Mallakastër

schedule21:27 - 24 Nëntor, 2022

schedule 21:27 - 24 Nëntor, 2022

Një ditë më parë në media u tha se Kapllanaj do të jetë kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, për Bashkinë e Mallakastrës.

Agron Kapllanaj është edhe kandidatura e parë që zyrtarizohet nga Alibeaj, duke i dhënë fund edhe idesë që PD do të futej e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i Kapllanajt:

Të nderuar bashkëqytarë mallakastriotë kudo që ndodheni! Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si një detyrim ndaj jush, unë pranova të kandidoj. Edhe pse e kam bërë shpesh dua ta përsëris puplikisht e sa herë të më jepet mundësia, mirënjohjen time ndaj jush për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë,por dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur gjatë kohës që kam drejtuar. Mirënjohja ime ndaj jush është dhe do të mbetet e përjetshme, ndaj ju premtoj se asnjëherë nuk kam për t’ju zhgënjyer, por ashtu si përherë do të jem pranë jush për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja. Kam aq shumë gjëra për te ndarë me ju, sa nuk do të mjaftonte ky status edhe sikur te zgjatesha pafund , ndaj ditën e shtunë, më dt. 26/11/2022 ora 14:00 ju ftoj të gjithëve, ju vëllezër dhe motra mallakasriotë, pa asnjë dallim partiak të bashkëbisedojmë në sallën e kinemasë së qytetit. Me shumë respekt dhe mirënjohje ndaj jush, Agron Kapllanaj