FOTO/ Nostalgjia e kthen pas në kohë, Eto’o fillon stërvitjen

schedule08:18 - 24 Nëntor, 2022

schedule 08:18 - 24 Nëntor, 2022

Edhe pse Samuel Eto’o është larguar nga futbolli para 3 vitesh, pikërisht në Katar, tundimi për të zbritur në fushë është gjithmonë i madhe dhe me sa duket këtë herë nuk i ka rezistua.

Nga Katari, ku është pranë përfaqësueses së Kamerinut, pasi mban edhe postin e presidentit të Federatës së Futbollit në vend, 41-vjeçari ka hequr kostumin dhe ka veshur uniformën e stërvitjes.

Për më shumë se 30 minuta, Eto’o është stërvitur bashkë me futbollistët e përfaqësueses së Kamerunit, që do të përballen sot në orën 11:00 me Zvicrën, ndërsa më pas është bashkuar me stafin teknik, për të dhënë opinionin e tij mbi strategjinë që do të ndiqet gjatë ndeshjes.

Kanë tërhequr vëmendjen kilet e tepërta në barkun e Eto’o, që gjithsesi ka konfirmuar në ato minuta stërvitjeje se nuk ka humbur asgjë nga bagazhi i tij teknik./Abcnews.al./