Keni vepruar gjithmonë gabim, nutricionistja shpjegon kur duhet ta pini kafen në mëngjes

schedule07:17 - 24 Nëntor, 2022

schedule 07:17 - 24 Nëntor, 2022

Studimet e reja tregojnë se hormoni i stresit, kortizoli, arrin nivele të larta kur zgjohemi, kështu që pirja e një kafeje herët e rrit atë më shumë dhe na bën të ndihemi keq. Pra, ekspertët vlerësojnë se koha më e mirë për të pirë pijen tuaj të preferuar është mes orës 9 e gjysmë të mëngjesit dhe orës 11:00.

Nutricionistja Amanda Maucere tha: “Megjithëse nuk ka pasur shumë kërkime njerëzore mbi ndërveprimin midis kafesë, kortizolit dhe rrahjeve të zemrës, ne dimë shumë për secilin individualisht. Prandaj është mirë të prisni pak para se të pini filxhanin e parë të kafesë në mëngjes.’

Ndërkohë, pirja e kafesë gjysmë ore para stërvitjes është koha më e mirë për të marrë rezultate të mira të adrenalinës, sipas një rishikimi të dhjetëra studimeve nga Shoqata Ndërkombëtare e Ushqimit Sportiv me qendër në SHBA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!