Heqja e TVSH, Gjokutaj: Informaliteti i lartë pengon uljen e çmimeve

schedule15:10 - 23 Nëntor, 2022

schedule 15:10 - 23 Nëntor, 2022

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj në një lidhje direkte me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri ka komentuar se heqja e TVSH nuk sjell ulje të cmimeve për shkak të informalitetit të lartë në treg. Sipas tij ‘heqja e TVSH qëndron problemi me mënyrën sesi administrohet evazioni në treg. TVSH përbën 38 % të të ardhurave të buxhetit, në momentin që ai është informal, nuk hyn në llogarinë e tij një qasje e saktë, i ndikon pak në vendimmarrje, që do ti stimulohej si ulje, ne e kemi parë si fenomen, bar-kafenetë, që u përjashtuan, nga TVSH, nuk pati ulje, as në Tiranë, as në zona periferike, sepse informaliteti ka një model të tij, të administrojë sa më të shumë të ardhura pa paguar taksa’, tha Gjokutaj.

Ndërsa përsa i përket ‘taksimit të profesioneve të lira, sipas Gjokutaj po ndodh një deformim, po humbet balanca, drejtësia tatimore që duhet të ekzistojë, duke tatuar vetëm profesionet e lira dhe po prishet balanca e pushtetit.

Për ekspertin e ekonomisë Eduart Gjukutaj ‘buxheti i vitit të ardhshëm realisht ligji nuk u zbatua edhe këtë vit, përsa i përket konsultimit publik në radhë të parë, llogaritjet e buxheteve qoftë vendore apo në nivel qendror. Pasi të analizohet tendenca e kërkesave të qytetarëve, nuk duan vetëm infrastrukturë, duan dhe mbrojtje sociale, buxheti duhet të ndryshonte kurbën e tij, shtresa në nevojë, kam parasysh atë që kishte të bënte me edukimin, nxitjen e ekonomisë. Nuk kanë ndodhur në atë, buxhetet vendore janë ndikuar nga e njëjta frymë dhe e njëjta sëmundje, asnjë lëvizje e ndryshme, nuk u pa, ka ende një diferencë të madhe midis asaj që vendos buxheti dhe që kërkojnë qytetarët’ tha Gjokutaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!