Dy shpërthime të fuqishme janë raportuar në afërsi të një stacioni autobusësh në Jerusalem.
Mediet vendase bëjnë fjalë për dy bomba që kanë shpërthyer njëra pas tjetrës, e për pasojë janë plagosur nëntë persona.
Sipas informacioneve të transmetuara nga radioja e ushtrisë izraelite, bëhet fjalë për sulme bombarduese palestineze.
Lajmi është konfirmuar nga policia izraelite.
Shpërthimet pasojnë disa muaj tensionesh në Bregun Perëndimor territor palestinez i mbajtur nga Izraeli që nga viti 1967, ku ushtria izraelite ka rritur operacionet pas një serie sulmesh vdekjeprurëse anti-izraelite në mars dhe prill.
Që atëherë, ajo ka nisur mbi 2,000 bastisje në Bregun Perëndimor, veçanërisht në sektorët Jenin dhe Nablus.
Bastisjet e saj, gjatë të cilave shpesh shpërthejnë përleshje me popullsinë palestineze, kanë marrë jetën e mbi 125 personave në anën palestineze.
Sipas OKB-së, ky është numri më i madh i viktimave në Bregun Perëndimor në rreth shtatë vjet./abcnews.al/

