Krishtlindjet, sidomos këtë vit, janë një kohë ideale për të larguar mendjen nga shumë shqetësime qoftë edhe për pak kohë.
Një enigmë e re ka qarkulluar ditët e fundit në internet dhe padyshim që synon më të mirën, më të shpejtën dhe të vëmendshmen. Sigurisht që është në humor Krishtlindjesh dhe është krijuar nga ekipi britanik ‘Ripe Caravans’ të cilët janë të specializuar në këtë lloj puzzle.
E gjeni dot Babagjyshin?
I pari nga kuizet me vizuale të veçanta paraqet Babagjyshin në një peizazh me dëborë. Sipas britanikëve, rekordi për gjetjen e tij është 23 sekonda, a mund ta gjeni?
Nëse jeni duke luftuar dhe keni nevojë për ndihmë, atëherë hidhni një vështrim më të afërt në këndin e poshtëm djathtas.
Akoma? Koka e tij del nga një derë.
Përgjigja e kuizit:
/abcnews.al