Protesta e 6 dhjetorit, analistët në ABC Live: Gjithçka vetëm për një kthyerje koke nga Europa

schedule14:58 - 22 Nëntor, 2022

schedule 14:58 - 22 Nëntor, 2022

Analistët e ftuar në studion e ABC Live kanë komentuar protestën e paralajmëruar të 6 dhjetorit dhe arsyet që qëndrojnë pas saj. Të pyetur nga gazetarja Sibora Bitri për arsyet e organizimit të kësaj proteste, analisti dhe pedagogu i së drejtës kushtetuese Neritan Alibali u shpreh që ‘e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, dhe kufizimi i kësaj të drejte janë vetëm në 3 raste: gjendja e luftës, gjendja e jashtëzakonshme dhe gjendja e katastrofave natyrore. Përderisa nuk kemi asnjërën nga këto 3 gjendje, nuk ka asnjë arsye që të mund tja ndalojë protestën opozitën’.

Alibali e cilësoi protestën si një protestë kryekëput politike, dhe komentoi edhe faktin që ende nuk është caktuar ora dhe vendi i protestës. Sipas tij, palët po luajnë si macja me miun, ku ‘Berisha po pret se ku do të caktohet vendi, është një lojë politike, si macja me miun, kam dëgjuar se rreziku i rusëve, mercenarëve rusë, e turpshme që vijnë miqtë, thyhet kodi ynë zakonor, shqoiptatët dalin keq në sytë e liderëve e BE. Liderët e BE janë përballur me protesta, nga G7 deri te G20, janë përballur me protesta, atje i organizojnë protestat partitë politike opozitare të cilat njihen si shoqata jofitimprurëse. Z. Berisha këtë do të theksojë, që vetëm opozita mund të organizojë protesta të fuqishme, vetëm opozita, vetëm Sali Berisha mund të mbledhi popullin në protesta të fuqishme’, tha Alibali.

Ndërsa gazetari i Alfa Press Poli Hoxha, për arsyet e protestës së 6 dhejtorit përdori metaforën e gjimnazistëve që ‘krijojnë një sherr në oborrin e shkollës që ato bukuroshet që nuk ua varin, të kthejnë kokën dhe të shikojnë, për të marrë vëmendje’, tha Poli Hoxha.

Për herë të parë, sipas gazetarit Poli Hoxha, Berisha ia kaloi vendimin e organizimit të protestës kryesisë së PD.

/abcnews.al/