Debatet në lidhje me Portin e Durrësit dhe përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës u diskutuan nga analistët e ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri si një cështje tejet e politizuar dhe ku zëri i specialistëve dëgjohet shumë pak. Të ftuarit në studio analistët Lorenc Vangjeli dhe Agim Baçi ndonëse me mendime diametralikisht të kundërta, kanë rënë dakort që zëri i specialistëve dëgjohet shumë pak dhe cështja tashmë është kthyer në një cështje shumë të politizuar.
‘E vetmja lidhje që kanë njerëzit e politikës, do të ngrenë dorën për të votuar pro ose për të votuar kundër. Gjithmonë janë në hije, gjithmonë flasin më pak, është krijuar konfuzion, çdo ngjarje e përmasave të tilla, është ushqimi i përditshëm i politikës, ndarja në dy kampe është shumë e dukshme, si një çlirim të radhës të Shqipërisë. Sa më shumë politizohet një ngjarje, aq më pak gjasa ka që të dalë e vërteta’, tha Lorenc Vangjeli.
Sipas Vangjelit mazhoranca është e dënuar të japë një përgjigje. Do të duhet të bëjë transparencë totale dhe të plotë, nuk mund të gjykohet as për pamjen. Duhet të flasin specialistët.
Për analistin Agim Baçi ‘Z. Rama e çoi debatin aty ku i pëlqen. Palët kanë shkuar në ekstrem sa tani specialistët nuk i dëgjon më njeri. Zëri i Z. Rama e çon në spektakël, është në stilin e Z. Rama që ti politizoi, dhe ka gjetur përballë Z. Berisha që i pëlqen politizimi i cështjes, duke bërë që të kemi dy zëra politikë.
Për Bacin ‘deputetët në Komision dhe në sallë tregojnë një lloj papërgjegjshmërie, shumë pak shqiptarë mund ta kenë kuptuar se çfarë ndodh aktualisht me portin e Durrësit’.