Shëndetësia, pneumonia, shtimi i numrit të pacientëve që marrin ndihmë të specializuar janë komentuar në studion e ABC Live nga pneumologu Arben Tanka si një situatë nën kontroll dhe me pak raste aktualisht. Sidoqoftë situata sipas tij duhet mbajtur nën kontroll për shkak të situatës së dimrit ku virozat e stinës, gripi dhe rastet e reja të Kovid mund të sjellin një shtim të rasteve. I pyetur nga gazetarja Sibora Bitri në lidhje me periudhën post-kovid, pneumologu Tanka komentoi që:
‘Kovidi ka lënë problematika, fibrozat te rastet që e kanë kaluar rëndë, është ende pjesa e Kovidit, variante të Omikronit që vazhdojnë të qarkulllojnë, varianti BA.4 dhe BA.5 apo dhe dy variante të reja BQ1 dhe BQ1.1. Këta dy të fundit mund ta kalojnë barrierën imunitare, por nuk kanë sëmundshmëri më të madhe’.
Sipas pneumologut Tanka shqiptarët e kanë kaluar variantin BA.5 të Omikronit me dhimbje trupi dhe muskujsh, gjatë periudhës së korrikut. Për të rastet janë në rënie, varet nga kushtet që sjell dimri dhe periudha nëntor – dhjetor – janar.
Fatalitetet por edhe shtrimet në spitale, situata është absolutisht në kontroll. Sipas tij ‘këtu ka të bëjë shumë dhe imuniteti që kemi fituar, nuk jemi më në vitin 2020, 2 ose 3 raste në spitalin infektiv, si problematikë klinike është shumë e qetë, shumë pak raste me vështirësi në frymëmarrje, pak temperaturë dhe dhimbje trupi’.
Në hapësirën post-kovid më të rrezikuara janë moshat mbi 60 vjeç e sipër. Ata që e kanë kaluar më rëndë Kovidin, dhe që iu kanë mbetur fibrozat pulmonare, duhet të ketë pasur prekje mbi 50 përqind të mushkërive, që të kalohen mund të ndodhin probleme të trombozave, ti qëndrojmë strikt mjekut të familjes, apo pneumologut.
/abcnews.al/