Mbyllja e Panarit të Librit, Isufaj: Prurje të reja por edhe teprime

schedule13:13 - 21 Nëntor, 2022

schedule 13:13 - 21 Nëntor, 2022

Në mbyllje të panairit të librit, pedagogia e letërsisë Viola Isufaj e ftuar në studion e ABC Live në një bisedë me gazetaren Sibora Bitri ka vlerësuar organizimin e panarit të librit, si dicka të mirë dhe ku arrijnë që të mblidhen bashkë shkrimtarët, studuesit, përkthyesit dhe botuesit. Por ajo përmendi gjithashtu dhe faktin që një panair libri, përvec të tjerash ka dhe teprime, ka shumë shkrepje blicesh etj.

Isufaj vlerësoi që në raportin e tekstit me autorin, do të vlerësonte më shumë tekstin, në momentin që del nga shkrimtari, botohet, bën rrugën e vet, pastaj varet dhe nga natyra e tekstit, ka tekste që e kanë të nevojshme ti rikthehen dhe përvojave jetësore të vetë autorit’.

Pedagogia e letërsisë Viola Isufaj shprehu kënaqësinë e saj për prurjet e reja letrare në fushën e prozës, por kjo sipas saj ‘nuk do të thotë që e kemi përjashtuar një çmim për poezinë, patjetër që autori i vitit mund të shkojë për poezinë’.

Zgjedhja Zija Çelës si shkrimtari më i mirë u komentua nga Viola Isufaj si pasojë e faktit që shkrimtari ka ditur që të tërheqë disa fije delikate, me disa krijime përmes parabolës, me pak ironi në tekst në makinerinë e madhe të një mekanizmi absurd, që centralizon gjithçka në atë që ai e quan Banka e Ankesave.

Pedagogia e letërsisë Isufaj u shpreh që nuk duhet të jemi të zymtësuar për të ardhmen e letërsisë, një vlerë apo kryevepër nuk vjen çdo vit.

‘Është një periudhë që kalon e gjithë letërsia, ka shumë diskutime në lidhje me çmimin Nobel, të jemi pak të lehtësuar, që duhet të na vijnë gjithnjë emra të mëdhenj, duhet të flasim për emrat e rinj, si për shembull Andreas Dushi apo Liridon Mulaj, vërej se dinë të shkruajnë, nuk vëren asnjë fjalë fillestarësh, që nga konceptet që tërheqin, të ndërthurura edhe me legjenda dhe me elemente folklorike. Do të na vijnë edhe tekste më të mira, gjatë rrugës së tyre krijuese, tha Viola Isufaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!