Panairi i Librit, Çipa: Risia kryesore ishte se mbizotëroi më shumë “proza” sesa “poezia”

schedule12:48 - 21 Nëntor, 2022

schedule 12:48 - 21 Nëntor, 2022

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri në lidhje me risitë e Panairit të 25-të të Librit, analisti Aleksandër Cipa u shpreh se ky panair pati diçka ndryshe që e konsideroj risi, ku pati prurje letrare të reja më shumë në proze sesa në poezi.

Një risi tjetër për Çipën ishin dhe rikthimet e autorëve shqiptarë, të cilët kishin qenë të ndaluar. Bëhet fjalë për risjelljen e autorëve të mohuar, të cilët u rikthyen pas 40 apo 50 vjetësh, sic ishte dhe rasti i një shkrimtari shkodran Cim Simoni. Po ashtu kishte dhe shumë studime nga fusha të ndryshme të letërsisë, historisë apo memerialistikësh, të cilat në këtë panair u vlerësuan në një cmim të vetëm, por për shkak të prurjeve cilësore duhet parë ndarja e tyre në fusha të ndryshme nga organizatorët e panairit.

Gjithashtu Cipa vlerësoi që megjithëse, Shqipëria ka traditë më shumë se 70 vjecare në fushën e poezisë, nuk kishte një shumësi librash në poezi, viti i parë që kishte më pak poezi. Ishin studimet dhe proza ato që mbizotëruan. Kritika letrare si ajo e Behar Gjokës për Anton Pashkun një studim monografik apo studimi i Xhevat Lloshit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!