Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Po monitorojmë me kujdes situatën në terren

schedule17:30 - 20 Nëntor, 2022

schedule 17:30 - 20 Nëntor, 2022

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, po ndjek me shqetësim situatën në terren pas përkeqësimit të motit.

Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se të gjitha grupet e punës janë në terren, por situata mbetet mjaft e vështirë për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Ai i ka bërë apel drejtuesve të KEESH që të informojnë në kohë reale mbi prurjet dhe shkarkimet, janë mënyrë që situata mos dalë jashtë kontrollit.

Postimi i Spahisë:

Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër.

Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.

Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.