Punonjësit e Twitter thuhet se po largohen masivisht nga kompania pas ultimatumit të Elon Musk që të punojnë me orë të zgjatura ose të largohen. Miliarderi është përpjekur që të vendosë gjurmët e tij në median sociale, duke shkurtuar 50 përqind të forcës së saj të punës dhe duke pushuar kundërshtarët.
Aq shumë punëtorë zgjodhën të largoheshin saqë përdoruesit e Twitter filluan të pyesnin nëse faqja do të mbijetonte, duke postuar mesazhe lamtumire në shërbim dhe duke i kthyer hashtags si #TwitterMigration dhe #TwitterTakeover në tema trendi, shkruan abcnews.al.
Të paktën 1,200 punonjës me kohë të plotë dhanë dorëheqjen të enjten, thanë tre persona të afërt me kompaninë. Twitter kishte 7,500 punonjës me kohë të plotë në fund të tetorit, të cilët ranë në rreth 3,700 pas pushimeve masive nga puna në fillim të këtij muaji. /abcnews.al