Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ne e presim simiten më mirë se ata”, Lukashenko ironizon zinxhirin më të madh të restoranteve në botë

schedule20:42 - 18 Nëntor, 2022

schedule 20:42 - 18 Nëntor, 2022

Zinxhiri më i madh i restoranteve në botë “McDonald’s” njoftoi muajin e kaluar largimin e nga Bjellorusia, për shkak të qëndrimit pro rusa që vendi mban në luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, që prej 24 shkurtit.

Por ky zhvillim mesa duket nuk e ka mërzitur presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili tha në një fjalim para qytetarëve se ne Bjellorusi duhet të investojnë më së shumti sipërmarrësit vendas.

Me ton ironizues, Lukashenko u shpreh i gëzuar nga largimi i McDonald’s, pasi më ne fund vendin e restoranteve sipas presidentit bjellorus do ta zënë bizneset vendase.



“Të lumtë, faleminderit Zotit.” Vendin e McDonald’s duhet ta zënë bjellorusët, njerëzit tanë, specialistët tanë, mallrat tona. Bjellorusët, shënoni atë, dhe askush tjetër. Nëse dikush ka nevojë për atë që ka bërë ky McDonald’s, atëherë duhet ta bëjmë vetë. Ne dimë të presim një simite e ta mbushim me mish vetë, madje edhe më mirë”, kështu është shprehur Lukashenko para qytetarëve bjellorusë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!