Konsulli i nderit në Ukrainë, Omarov: Shprehim mirënjohjen për Shqipërinë, kemi njohur sovranitetin e Kosovës

schedule14:23 - 18 Nëntor, 2022

schedule 14:23 - 18 Nëntor, 2022

I ftuar në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, konsulli i nderit të Shqipërisë në Ukrainë ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj rolit që ka luajtur dhe po luan Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe Kosova me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Sipas tij, na ka pëlqyer shumë qëndrimi i palës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që ka rikujtuar edhe njëherë momentin e 6 marsit të këtij viti ku në orët e para të mëngjesit, konsullata shqiptare në Kiev u godit nga një raketë. Për Shahin Omarova, konsullata shqiptare ishte përfaqësia e vetme diplomatike në Ukrainë që vuajti goditjen e Federatës Ruse.

Ndërsa përsa i përket Kosovës, Omarov u shpreh që po shkohet drejt asaj që do të njohim sovranitetin e Kosovës.

‘Para 7 -8 vite më përpara nuk mendonte njeri për këto çështje. Aktualisht janë bërë shumë për të njëri tjetrin. Më datën 5 gusht është pranuar rezoluta për njohjen e sovranitetit të Kosovës. Nuk marr përsipër, të them që kjo është rruga e duhur, por nga pikëpamja juridike është e vërtetë se për këtë flet parlamenti i Ukrainës, dhe hap pas hapi shkojmë pas zgjidhjes së këtij problemi. Si qytetar i ukrainës e dëshiroj shumë këtë’, u shpreh Omarov. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!