Nga Ferit Lika
Banorët e mjegullës” është një roman botuar së fundmi nga gazetari Saimir Lleshi.
Romani tregon realitetin e trishtë të një vendi të vogël, Kolumbrisë.
Personazhet kryesor janë Mustafai, një emigrant sirian, i larguar nga vendi i tij për shkak të luftës, që përpiqet të kuptojë jetën në një metropol tjetër plot të kaos e pasiguri dhe Jona një gazetare vendase, që prej kohësh nuk i bën më përshtypje asgjë në këtë vend.
Teksa e lexoja këtë roman më ngjalli trishtim, një trishtim të thellë për vertetësinë e këtij realiteti të mjegullt që po jetojmë ccdo ditë. Pasi Kolumbria personifikon vendin tonë, Shqipërinë.
Në lexim e sipër, mu krijua një ngjashmëri me romanin “Frymë të vdekura” të Nikollai Gogol, që tregon sistemin shoqëror të sëmurë në Rusinë e viteve ‘800, i cili gërsheton me aq finesse tragjiken me komiken.
Në romanin romanin “Banorët e Mjegullës” nuk ka nota komike, por ka ironi, sarkazëm therëse dhe një realitet që vret për ditë nga pak ccdo ndjenjë njerëzore.
Personazhi kryesor i romanit vëren disa karakteristika dhe ndodhi në këtë vend, që shpesh herë nuk i jep dot kuptim.
Po citoj:
- Banorët këtu ishin vazhdimisht në nxitim, nxitim për në askund, ndaj nevojiteshin gjithnjë pengesa nëpër rrugë
- Diferenca mes kaosit dhe normalitetit ndërthureshin me njëra-tjetrën duke krijuar një simbiozë të zgjatur në kohë që krijonte mërzi, mërzi për arratisje.
Në kaos mund të gjesh vetëm copëza petalesh pa e përfytyruar dot lulen e plotë - Banorët ishin me një bindje se lideri i tyre është i pa prekshëm dhe i aftë. Jo më i miri, por alternativa më e mirë në mungesë të një tjetri, një vetëbindje dhe një pranim i frikshëm.
Romani përshkruan një qyetet që shaktërron kujtimet, shkatërron historinë, një qytet që ccdo ditë e më shumë po shndërrohet pa identitet në vazhdën e ndërtimeve pa kriter, gjë e cila s’ka të bëjë me urbanizimin e një metoropoli se sa me babëzinë e udhëheqësve lokalë për të përfituar deri në pikën e fundit dhe për ironi ata që shkatërrojnë një komb të tërë janë po ata që organizojnë konferenca paqeje më vonë.
Mes banorëve të mjegullës vlerësohet gjithmonë forca dhe jo drejtësia.
Në sytë e banorëve shihet një trishtim, një trishtim i lashtë sa vetë ekzistenca e tyre dhe këtë nuk e sheh vetëm tek të varfërit, por edhe te të pasurit e Kolumbrisë.
Gjatë një bisedë të Mustafait me një punonjëse të rëndomte të postës, e cila i kërkon rryshfet nëse dëshiron të mbarojë punë sa më shpejt, dhe kur përballet me refuzimin dhe habinë e tij, ajo justifikohet duke thënë se kështu bëjnë të gjithë, del në pah realiteti i korruptuar i shoqërisë kolumbriane (shqiptare), ku sa më lart të ngjitesh aq më shumë shtohet oreksi për rryshfet, cc’ka e bën Kolumbrinë një republikë miqsh të korruptuar.Banorët e Mjegullës janë të vetëdijshëm për vjedhjet që u bëhen, po aq sa cc’janë të vetëdijshëm për pafuqinë e tyre për të ndryshuar, dhe justifikimi është akoma edhe më absurd:
-Nuk ndryshojmë dot sepse jemi popull i varfër dhe kështu kemi qenë historikisht.
Përfundimi i gjithë kësaj panorame është se njerëzit po ikin, po ikin pa kthim, me një lloj mallkimi ndër dhëmbë dhe ata që mbeten këtu, flenë, flenë gjatë dhe gjithë jeta rrjedh në një lloj përgjumjeje.
Ndërsa Jona, personazhi tjetër kycc i romanit, përfundon në një Azil, e vetmuar, ku i gjendet në ndihmë Lejla një emigrante nga Burundi, që në përpjekje për të shkuar në Gjermani, ngeci këtu mes banorëve të mjegullës.
Mjegulla kaplon mendimet e Jonës tashmë, teksa ngrys ditët e fundit në azil, ashtu sicc gjithë banorët e tjerë të këtij vendi jetonin që në vegjëli.
/ abcnews.al