Nuk duhet t’i neglizhoni! Këto dhimbje të zakonshme të trupit mund të paralajmërojnë një problem serioz

schedule19:02 - 17 Nëntor, 2022

schedule 19:02 - 17 Nëntor, 2022

Të gjithëve na ndodh të ndjejmë një dhimbje të papritur që nuk e dimë se nga vjen dhe nuk jemi të sigurt nëse duhet ta lëmë të kalojë, apo është më mirë të shkojmë te një specialist për ndihmë të menjëhershme mjekësore. Pra, nëse ndjeni dhimbje dhe nuk e dini se nga vjen, mjeku është padyshim alternativa më e mirë për të vlerësuar gjendjen tuaj.

4 dhimbjet në trupin tuaj që nuk duhet t’i lini pas dore

Dhimbje koke

Në shumicën e rasteve, dhimbja e kokës nuk është shenjë e një problemi serioz mjekësor, përveç në disa raste të jashtëzakonshme. Kur bëhet fjalë për dhimbjen që shfaqet papritur dhe veçanërisht pas stërvitjes, me atë që ndihet si dhimbja më e keqe e kokës në jetën tuaj, duhet të shqetësoheni.

Dhimbje në këmbë

Në rast se dhimbja kombinohet në këmbë bashkë me ënjtjen, mund të jetë diçka më serioze që nuk duhet ta lini pas dore.

Dhimbje barku

Dhimbja e barkut ka tendencë të përfshijë apendicitin ose gurët e tëmthit. Apendiciti është dhimbja që shfaqet në pjesën e poshtme të djathtë të barkut dhe shpesh kombinohet me ethe, të përziera dhe të vjella. Në rast se shfaqen këto simptoma, duhet të shkoni në spital.

Dhimbje shpine

Në shumicën e rasteve, dhimbja e shpinës shkaktohet nga tendosja e muskujve, por ka edhe nga ato raste që janë shenjë e një problemi serioz. Kur dhimbja e shpinës kombinohet me dobësi dhe mpirje në krahë dhe këmbë ose shoqërohet me temperaturë të lartë, do të thotë se duhet të trajtohet nga specialistë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!