Tensionet në veri të Kosovës, Nazarko: Zhvillime të reja para datës 21 nëntor

schedule13:49 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:49 - 17 Nëntor, 2022

Duke iu referuar zhvillimeve të reja përsa i përket tensioneve në veriun e Kosovës, analisti i mirënjohur Mentor Nazarko në studion e ABC Live në një bisedë me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që do të ketë zhvillime të reja para datës 21 nëntor.

‘Për qeverisjen lokale në veri të Kosovës, dhe për zgjedhjet që do të bëhen atje nuk di të them çfarë po ndodh, por me këtë veprim të pjesëshëm është një shenjë premtuese që diçka po përgatitet. Di që ka negociata në Bruksel për të prodhuar një zgjidhje, vetëm për çështjen e targave, që të prodhojë jo vetëm shtyrjen e afatit të targave siç ishte sugjerimi i tyre fillestar, por edhe rikthimi i serbëve të Kosovës nëpër institucione’.

Nazarko u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas tij Serbia po bën një veprim vetë-frenues, e nxitur dhe nga kërcënimi i vendeve perëndimore. Për të, është shumë e lehtë që të nxiten turbullira në veri të Kosovës, duke qenë se është ajo që BE e ka përkufizuar si një vakuum pushteti, dhe në kushte të tilla, mundësia që të kishte incidente është mundësi reale.

‘Mund të ketë zhvillime para datës 21, mund të ketë zgjidhje para datës 21, pritet një zgjidhje me shkrim në Bruksel. Nuk e di nëse kjo zjgidhje do të merret vetëm me targat apo do të shikojë dhe rikthimin e serbëve’, u shpreh Nazarko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!