Fier, finalizohet operacioni “Mashtruesit”, arrestohen 2 policë dhe 1 avokat

schedule16:38 - 24 Qershor, 2019

schedule 16:38 - 24 Qershor, 2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit kanë finalizuar një operacion të koduar “Mashtruesit”, duke arrestuar një avokat dhe dy nën/komisarë.

Mësohet se punonjësit e policisë Nën/Komisarët Marjon Hasanbashaj dhe Erjon Muhaj u arrestuan pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me Klaudio Xhymertaj, avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Avokati Klaudjo Xhymerti, Nën/Komisar Marjon Hasanbashaj dhe Nën/komisar Erion Muhaj

Në këto kushte, arrestimi u bë për veprat penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bën thirrje qytetarëve, të cilët janë bërë pre e kësaj skeme mashtrimi nga këta shtetas, që të depozitojnë kallëzimet e tyre pranë dy institucioneve SHÇBA dhe Prokurori.

Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjithë ngjarjes./abcnews.al