Një i ri, i cili ishte duke drejtuar makinën në kah të kundërt të trafikut përplasi 22 oficerë policie rekrutë të cilët ishin jashtë për një stërvitje në mëngjes.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në qytetin e Whittier, Kaliforni.
Makina përfundoi duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Për pasojë ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi 22-vjeçar.
“Në total janë lënduar 23 persona. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike”, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles në një postim në Twitter.
Shoferi, i cili ndodhet në spital, iu nënshtrua analizave të frymëmarrjes, por u konstatua se nuk ishte nën efektin e alkoolit./Abcnews.al/