VIDEO/ Taekwondo, Vllaznia kampione e Shqipërisë

schedule16:23 - 15 Nëntor, 2022

schedule 16:23 - 15 Nëntor, 2022

Shkodranët kanë fituar kampionatin e dyluftimit për për fëmijë, me turneun që u zhvillua në Lezhë me pjesëmarrje të rreth 200 sportistëve.

Vllaznia e  drejtuar nga trajneri Eljon Puka, ishte edhe skuadra me pjesëmarrjen më të madhe, duke lënë pas Studentin me trajner Xhevahir Hysa dhe Besëlidhjen vendase me trajner Martin Markun.

Në kampionat kishte disa kategori të fëmijëve, të ndarë sipas moshave nga 6 deri në 7 vjeç, 8-9 vjeç dhe nga 10 deri në 12 vjeç.

Sportisti më i mirë teknik u shpall Xhuljano Braushi i ekipit Alpin me trajner Fatjon Rrapollarin.

Në 26 e 27 nëntor në Durres, do të organizohet Kupa e Shqipërisë dhe sportistet e paraqitur më mirë në këto dy aktivitete do të përbejnë ekipin kombetar në Ballkaniadën qe zhvillohet në Shqipëri në 3 e4 Dhjetor. /G.D abcnews.al/