Amazon Alexa është e dobishme për shumë gjëra – për të krijuar listat e detyrave, për të luajtur muzikë por gjithashtu për të zbuluar nëse partneri ju tradhton. Kjo është pikërisht ajo që bëri një grua kur dëgjoi regjistrimet e bëra përmes një aplikacioni Alexa në telefonin e saj celular.
Jessica Lowman shpjegoi se kapi të dashurin me një grua tjetër falë Alexa-s së saj. Rezulton se mund të dëgjoni gjithçka që ju ose dikush tjetër keni kërkuar ndonjëherë aplikacionit Alexa në telefonin tuaj. Kur kjo grua po lëvizte nëpër regjistrimet audio, ajo hasi në disa që dukeshin të panjohura.
Jessica dëgjoi zërin e një gruaje që i kërkonte Alexës të luante muzikën dhe të ulte volumin. Duke qenë se tregohej dhe ora e regjistrimeve, ajo e kuptoi se kur ishte partneri i saj me gruan misterioze. “Unë as që e dija që Alexa ruante atë që ne i themi. Alexa mund të jetë e dobishme për të gjitha vajzat”, tha ajo.