Macja ecën 600 kilometra dhe kthehet në lagjen e saj të vjetër

schedule09:57 - 14 Nëntor, 2022

schedule 09:57 - 14 Nëntor, 2022

Historia e një maceje që ka udhëtuar 600 kilometra për t’u kthyer në lagjen e saj të vjetër duket e pabesueshme, pasi duket se nuk e ka pëlqyer shtëpinë e saj të re.

Një familje u zhvendos në rajonin Orne të Francës për biznes një vit më parë dhe natyrisht i mori me vete të tre macet.

Njëra prej tyre, megjithatë, nuk mundi të mësohej me mjedisin e ri dhe u zhduk në gusht 2021. Pas 13 muajsh ajo u gjet pranë shtëpisë së mëparshme të familjes.

Një çift e gjeti macen poshtë një makine dhe postoi një foto të kafshës në faqen e internetit të kafshëve të humbura, Pet Alert, dhe kështu u krijua lidhja. Macja u dërgua te veterineri, i cili konfirmoi se kafsha e zhdukur ishte 10 vjeç dhe ishte sterilizuar.

Macja ishte e rraskapitur, e uritur dhe peshonte vetëm një kilogram kur u gjet./abcnews.al