Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e PD-PL, Berisha dhe Meta bëhen bashkë para kryeministrisë

schedule16:38 - 12 Nëntor, 2022

schedule 16:38 - 12 Nëntor, 2022

TIRANË – Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë lënë selitë e partive të tyre dhe janë bërë bashkë para kryeministrisë, në vendgrumbullimin ku kanë thirrur mbështetësit e tyre për të protestuar kundër qeverisë.

 

Sali Berisha ka lënë selinë blu nën shoqërinë e nënkryetarëve, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Nga ana tjetër Ilir Meta është nisur në këmbë me simpatizantët e tij drejt kryeministrisë.

Meta u shpreh se do i bashkohen në shesh popullit të lirisë.

“Fuqia e qytetarëve është gjithçka, kush fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Kush na dëgjon dhe s’ka ardhur ende, të dalë atje. Ky është regjim shpirtzi”, tha kryetari i Partisë së Lirisë.

Rreth 1000 mijë punonjës të policisë së shtetit janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e këtij tubimi të thirrur nga Meta dhe Berisha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!