Stelios 2-vjeçar nga Kreta po shndërrohet në një yll të rrjeteve sociale. Vogëlushi ka treguar se edhe pse në një moshë kaq të vogël i pëlqen punët bujqësore.
Në videot e postuara nga nëna e tij në Facebook dhe TikTok, Stelios shihet duke ndjekur të atin në ara dhe punë bujqësore.
@kristaleniakristy♬ Old MacDonald Had a Farm – CoComelon
Sipas nënës së tij që foli për neakriti.gr, kontaktin e parë me fshatin Stelios e ka pasur kur ishte vetëm 40 ditë.
@kristaleniakristy #fun #kid #happy #moments #olives #oliveoil #mpesfy ♬ πρωτότυπος ήχος – kristaleniakristy
Siç shihet edhe në video, vogëlushi ka mësuar të pastrojë ullinjtë dhe t’i vendosë në thasë, t’i shtrijë copat poshtë ullinjve dhe madje të mbledhë perime nga kopshti.
“I vogli e sheh si lojë dhe i pëlqen të bëjë atë që bëjmë ne dhe sa herë që shkojmë në fushë ai sillet si babai i tij”, përshkruan nëna e djalit.
@kristaleniakristy #oliveoil #olives #moments #happy #fun #kid #mpesfy ♬ Spongebob Tomfoolery – Dante9k Remix – David Snell
Stelios, në fakt, i ka shtrirë profesionet e tij në blegtori, mjeljen e dhive dhe mbledhjen e vezëve nga pulat.
Në fakt, nëna e tij rrëfeu se tani që është stina e rrushve, ajo dhe i shoqi po planifikojnë të mësojnë Steliosin e vogël të bëjë edhe raki./Abcnews.al/