Policia e Lushnjës dha zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari dyshohet se është autor i 6 vjedhjeve të ndryshme në markete.
Ai akuzohet se ka vjedhur paketa me cigare dhe shuma të ndryshme parash të cilat arrinin në rreth 2.5 milionë lekë të vjetra.
Njoftimi i policise:
Lushnjë -Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 6 vjedhje të ndodhura më parë, si rezultat i punës intensive hetimore dhe policore, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Vjedhjet, të ndodhura në periudha të ndryshme, në disa biznese, në aksin rrugor “Rrogozhinë – Fier”.
Si rezultat i provave të grumbulluara, autor i këtyre 6 vjedhjeve është shtetasi A. L., 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Seriali”, të finalizuar më datë 17.10.2022, nga Policia e Durrësit.
21-vjeçari është autor i këtyre 6 vjedhjeve:
•Më datë 10.07.2022, ka vjedhur në një market, 30 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 14.07.2022 dhe më datë 02.08.2022, ka vjedhur në të njëjtin market, 50.000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 21.07.2022, ka vjedhur në një market, 15 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 18.08.2022, ka vjedhur në një lokal, 100 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 29.09.2022, ka vjedhur në një market, 54 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 06.08.2022, ka tentuar të vjedhë në një market.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/