Vetëm vajza ime më thotë…..! Fjala e fundit e Arbër Paplekajt mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Veprova instiktivisht siç isha stërvitur

schedule14:56 - 9 Nëntor, 2022

schedule 14:56 - 9 Nëntor, 2022

Në deklaratën e tij para trupës së gjyqtarëve teksa gjykohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e dy të tjerëve mesditën e 21 prillit 2021, ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj flet edhe për raportin e tij me vajzën, përmes të cilës bën  edhe një krahasim me vajzën e viktimës.

Në rrëfim, Paplekaj thotë se ka vepruar për vetëmbrojtje pasi është qëlluar me armë fillimisht nga persona që gjendeshin pranë rrugës në vendin ku po ndodhte përplasja fizike.

Në këtë moment sipas Paplekajt, ndodhi edhe plagosja e Pavlo Vuksanit, gjë e cila sipas tij bëri që ta detyronte të nxirrte armën dhe të qëllonte instiktivisht ndaj mbështetësve të PS-së duke lënë të vdekur Pjerin Xhuvanin, ndërsa u plagosën edhe Eldjon Bodinaku, policja Xhensila Sota dhe Emiljano Prenga.

Policia nuk e di ende se kush e plagosi Pavlo Vuksanin, dhe prandaj Paplekaj këmbëngul duke kërkuar që të këqyren kamerat e sigurisë së zonës për të zbuluar se kush qëlloi ndaj tyre.

Çfarë thotë ai për vajzën e tij dhe të Pjerin Xhuvanit:

Fjala e fundit që do them është:A ndjej keqardhje…që jam detyru me vra një person?

Ndjej keqardhje, shumë!

A më dhemb shpirti që kam vra babën e një vajze? Kam 3 djem. Tre djem dhe një vajzë.

Çdo babë ka marrëdhënien e vet me vajzën. Por vajza jeme është e vetmja që mundet me më dhan mu urdhër, është e vetmja që më largon nga detyra, është e vetmja që mundet me më tregu se ça me ba, është e vetmja që zgjedh edhe teshat e mija.

A ndjej dhimbje në shpirt që i kam vra babën e një vajze? Po!

Ka vetëm një person në Republikë të Shqipërisë dhe në kët botë ndaj të cilit unë e mbaj krytin ulë, edhe është ajo vajzë.

As edhe një person tjetër në kët botë. Ajo vajzë ka të drejtë me folë ça të dojë, ajo vazjë ka të drejtë me keqkuptu, me keqinterpretu uljen e krytit tem.

Kushdo tjetër që uljen e krytit tem e keqinterpreton, nuk i bën llogaritë mirë. Ajo vajzë është e vetmja në kët botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes.

Deklarata e plotë e Arbër Paplekajt:

Rrëfimi tronditës i Arbër Paplekajt: Na qëlluan të parët, na shanë dhe kërcënuan: Përulem para vajzës së Pjerin Xhuvanit dhe akujt tjetër

Arbër Paplekaj, ish-oficeri i RENEA-s që akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të prillit 2021 në Elbasan doli para gjykatës dy muaj më parë duke dhënë edhe versionin e tij të ngjarjes.

Në një rrëfim të publikuar sëfundmi nga gazetari Basir Çollaku, Paplekaj tregon se ka qenë një ndër oficerët më të përgatitur të RENEA-s dhe i stërvitur gjithë jetën për t’u përballur me situata të vështira dhe persona të armatosur, ndërsa rrëfen se në momentin e përplasjes në Elbasan ka shkuar me duart lart në vendin ku po përballeshin dy grupet rivale me qëllim ndarjen e tyre.

Paplekaj tregon se është sharë nga familja, shtyrë dhe kërcënuar nga personat që ishin të pranishëm, të cilët më pas kanë qëlluar me armë edhe ndaj Pavlo Vuksanit, i cili mbeti i plagosur.

Ky ishte momenti sipas tij që u “bë copë mishi dhe jo më Arbër Peplekaj” duke “bërë atë për të cilën ishte stërvitur të bënte”, të qëllonte ndaj personave të armatosur.Më poshtë, rrëfimi i plotë i Arbër Paplekajt para gjykatës:

Për nder, mbret edhe fe, një malsor e bën dekën si me le

“Një filozof i vjetër ka thënë që: “I mbjellë nga era e i korrë nga era, Diell krijues e që s’perëndon është Njeriu”. Njeriu është kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe duke u kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë jo në pamjen fizike por në natyrën e tij krijuese ka kriju gjana të ndryshme në jetë. Një ndër institucionet më thelbësore që njeriu ka krijuar është Gjykata, përfaqësues direkt i cili jeni ju.E vetmja gjë që përfaqëson të drejtën hyjnore është gjykimi. Dhe juve kur ju shikoj, nuk ju shikoj thjesht si një njeri. Ju shikoj si një autoritet, e kam thënë edhe tek seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurimit, do e pranoj me përulësi çdo vendim që do të merrni.

Nuk do e komentoj, as edhe një i afërm i imi, as një lidhje e imja s’do e komentojë… ama deri në momentin që do të vijë një vendim, unë do të shfrytëzoj të drejtën time për me komentu çdo gjë që e quaj të padrejtë.Tani, më lejoni që tu flas pak për subjektin, kush është Arbër Papleka. Nuk do u marr kohë me përsërit vetveten.

Jam i bindur që keni lexu disa gjëra.Në seancën e parë gjyqësore kam tregu gjenealogjinë time, këtu e 15 breza, për 500 vjet. Pra, nuk jam një njeri që njeh thjesht babën edhe gjyshin, jam një njeri që njeh historinë e fisit të vet, këtu e 500 vjet, kur jena kriju. Nuk po përsëris emrat e tyne, që unë i kam përmend me emra në këtë sallë.

Por do ndalem shkurtimisht për diçka që më ka formu mu si njeri.

Halil Papleka, djali i axhës i gjyshit tim, është vra 26 vjeç nga forcat komuniste.*nderpritet seanca disa minuta*Po e vazhdoj aty ku e lashë, tek një përshkrim i shpejtë i personave që kanë ndiku në fillimin e jetës time, në atë kohë ku formohet karakteri i njeriut që është mosha 7-8 vjeç.

Siç e thashë, Halil Papleka, djali i axhës së gjyshit tim, një njeri atdhetar i cili ka luftu nga veriu në jug, kudo që ka patur nevojë atdheu, është vra në moshën 26 vjeçare nga forcat komuniste me duar të lidhuna. Gjyshi im në moshën 31 vjeçare, i cili mbasi ishte vra djalës i axhës së vet me grupin e tij ishin betu që të mos binin të gjallë në duart e komunistave, vendosi që me ardhë me marrë familjet e shokëve të vet që ishin në Tropojë për me i çu në Mal të Zi, e masandej me i emigru që të ishin të sigurtë. Por, në këtë vendim që mori, filloi duke marrë familjet e shokëve, që me e lënë të fundit familjen e vet.

Gjatë kohës që po shkonte me marrë njërën prej familjeve, i bëjnë pritë. Nga prita ai plagoset, për mos me ra i gjallë në duart e tyne, ai vret veten. Ky është gjyshi im. Për mos me u çnderu, ai vrau veten.

Vajza e stërgjyshit tem, në Muzeun Kombëtar janë një palë pantolla të një fëmije 12 vjeç, që janë të qepura me flokët e gruas…të cilët ishin të internum. Në kampin e Tepelenës na vdiq një djalë tjetër 3 vjeç.

Gjithë këto janë një përmbledhje e shkurtër se kush ishte familja jeme.Unë kam lind në një familje me origjinë nga Lekbibajt, edhe me dajët e mi nga Dukagjini, i edukum me tri vlera kryesore. Përgjegjshmëria, duke pas parasysh që çdo veprim që një person bën nuk ndikon vetëm tek personi por ndikon tek krejt familja dhe te krejt fisi.

Me ndjenjën që një burrë nuk ka frikë dhe nuk ka asgja përtej nderit të vet. Ashtu siç e përshkruan dhe Gjergj Fishta tek Lahuta e Malsis kur thotë: “Për nder, mbret edhe fe, një malsor e bën dekën si me le”. Dhe gjëja më kryesore që mësova në jetë, ose që u edukova, ishte pikërisht nderi.

Linda në Shkodër, u arsimova në Shkodër, si një ndër nxënësit më të mirë qoftë në shkollë 8 vjeçare, qoftë në shkollë të mesme, si një ndër njerëzit më aktiv në shoqërinë civile të atij qyteti. Vazhdova shkollën e lartë, Akademinë e Policisë, ku mbarova si studenti më i mirë i të tre viteve, dhe gjatë këtyne kohëve u njofta me teologjinë dhe me filozofinë. Këto dy elementë më dhanë një zhvillim të parimeve ose të mënyrës si isha edukuar unë. Ndjenjën e përgjegjësisë që e kisha marrë që fëmijë nga prindt e mi, nga familja jeme, e zhvillova edhe ma tepër tu pas parasysh që nji person ruhet ndaj asaj që njerëzit shohin edhe mban përgjegjësi ndaj asaj që njerzit shohin.

Kjo ndjenjë u thellu edhe ma tepër, njeriu mban përgjegjësi edhe për atë që mendon para Zotit. Pra, ndjenja jeme e përgjegjësisë evoloi.

Ndërsa ndjenja jeme e frikës që thonte që një burrë nuk ka kurrë frikë, të cilën e kisha luftuar për shumë vite sepse realisht çdo njeri ka frikë, edhe thosha me vete kto m’kan msu që s’ke frikë po realisht ke frikë, gjeti mbështjetje të thënia e një gjenerali të Luftës së Dytë Botnore i cili thonte që: “Një burrë i vërtetë nuk e lejon kurrë frikën që të mposhtë ndjenjën e tij të detyrës, të mposhtë nderin e tij dhe të mposhtë ndjenjën e burrërisë së lindur”.

Por ajo që mësova është se jo se nuk ke frikë, por në një moment të jëtës tënde ti mëson me e kontrollu, por mbi të gjitha ti nuk e lejon që ajo frikë me dal mbi nderin tënd, mbi ndjenjën e burrërisë dhe mbi ndjenjën e detyrës tënde.

E vetmja gjë që nuk evoloi gjatë rritjes teme, gjatë edukimit tem, gjatë leximit pafund të librave, gjatë shoqërimit me njerëz intelektual, ishte ndjenja e nderit. Për mua nuk ka asgjë mbi nderin. Për mua si Arbër Papleka, jam i lumtur të vdes sot në këtë moment, dhe të jem me nder se sa të jetoj i çnderum. Për shumë njerëz mund të duket pakuptim por kët e them nga thellësia shpirtit tem.

Nuk ka gja ma me vlerë për mu se nderi personal. Kët kushdo që më njeh nga afër, kushdo që ka ni për mu, kët e ka të qartë.N’jetën teme nuk kam shajt kënd me nanë e me rop, n’jetën teme kushdo shokë të mi që kanë ndejt me mu nuk e kan ndi as fjalën fundshpinë tu e përmend. Një herë më kanë ndi kalamajtë e mi tu e përmend jashtë në oborr edhe kanë qesh me të madhe tu më tall mu.

As fjalën fundshpinë në zhargonin që përmendet unë nuk e përmendi.Kjo është edukata jeme, kjo është mënyra si jam rrit, sepse nuk kam pas kurrë frikë njerëzit por kam pas frikë vete, sepse e vetmja ndjenjë së cilës unë i ruhem është ndjenja e fajit. Nuk mundem ti baj dikujt një të padrejtë edhe mos ti them më fal…ama ska shans me më ba dikush mu një të padrejtë, kur sja bëj.

Nuk do zgjatem tek ngjarja, nuk do zgjatem te argumentet sepse avokati i përmendi shumicën e tyne.Do ndalem vetëm te momenti final.Në momentin që drejtuesit e policisë, punonjësit e policisë, kanë ardhë aty, unë kam ken në gjendje totalisht të fjetun. Pse? Kam punuar 10 vjet në Polici të Shtetit.

Çdo fjalë që unë flas ktu e flas me përgjegjësi të plotë, edhe mundet me u vërtetu me 100 njerëz jo me 1. Asnjëherë një kriminel, një grup i organizum i krimit, asnjë shans nuk ka pas me dal i fitum me mu. Unë kam drejtu operacione anti terror, kam drejtu operacione kundër terrorizmit, kundër krimit të organizum, nuk ka asnjë shans asnjëherë që krimi ka dal i fitum me mu.

Ardhja e policisë për mu ka ken direkt vënie në gjumë, edhe shikohet edhe në filmim, unë jam krejt i qetë. Në atë moment mbaj mend vetëm që ka ardhë një turmë edhe jam zgju nga gjendja e gjumit edhe kam pa duke sulmu gjithë njerëzit që ishin me mu. Instikti i parë ka ken me shku në atë turmë me nda njerëzit.

Në momentin e parë jam ken me të dy duart lart, e kam shumë të qartë kët gjë, tu than “Mos, mos, se nuk ban kshu, secili në punë të vet”, me predispozitën e vetme me nda. Nuk më shkonte në mend, as me u përplas fizikisht, asgjë. Pse? Nji, ishte policia. E dyta, kisha pa tre njerz me çantë dore, me çantën që mbahen krahaqafë.

Unë kam eksperiencë në polici të shtetit. nuk ka asnjë në këtë sallë që është përplas me armë si unë. Jam përplas me armë për me shpëtu jetën e një doktori, vrasje e cila do u bënte në një ambjent ku kishte mbi 100 njerëz. Jam përplas me armë, personi është arrestu, njerëzit që janë ken me mu kanë shpëtu. Jam përplas për me shpëtu jetë gjyqtari, jam përplas disa herë me armë.

Në atë moment unë e disha, dhe e perceptova rrezikun por nuk kisha në mend me u përplas sepse thashë, ishte policia dhe e dyta shikosha tre njerez me armë në dore. Nuk isha budall me i ra kujt ose me u shty me kënd.

Di që kam fol me një person që më është duk ma seriozi, se ka pasë xhaketë më duket, që “Secili në pun të vet, secili në pun të vet”.Në kët moment, unë nuk e kuptoj… pa e sha një person, pa e ofendu, pa e shty, pa i ra, pa asgjë, më ka ardhë ai person, me një egërsi që unë nuk ta përshkruaj dot.

Asnjë person, unë jam përplas në jetën teme, po pa asnjë shkak, me një urrejtje. Unë e kam edhe në kët moment fytyrën e tij, me një urrejtje, me fjalë që unë as i kam përmend as kam me i përmend ndonjëherë në jetën teme që i ka përdor.

Me më sha ropt je duke më sha nanën teme. Nana jeme ashtë nderi i dajëve të mi. me më sha ropt, je duke më sha motrën teme. Ashtë nderi i babës tem, nderi i dhëndrave të mi, nderi i nipave të mi. me më sha grun, ashtë nderi jem. Po me më sha vajzën 13 vjeçe…ta harrojë kush se e duroj. Nuk ja kam sha kurrë në jetën teme kurrkujt.Mirë sharje, nuk ka problem. Shtyrje, dhunë, nuk ka problem.

Në momentin final, ka ken një shtyrje e fortë me sharjen finale që ka ba, me afrimin e dorës te trupi edhe në kët moment ka pas krisëm, kur kam pa Pavlon… Pavlon, nuk do hy me e përshkru, nuk du me ju marrë kohë, çfarë ka ken për mu e ça është për mu. Kam pa Pavlo Vuksanin që humbi ekuilibrin dhe tha “Oh mos!”. Vetëm kam ndi “Mos”, bërtitje, dhe dorën mbas krytit. Në atë moment, po ju them, unë jam ba copë mishi. Nuk kam ken njeri, nuk kam ken Arbër Papleka. Jam ba copë mishi.

Kam ba atë që jam trajnu, kam ba atë që jam betu, kam ba ca jam përgatit tan jetën teme. Kam mbrojt nderin tem, kam mbrojt jetën teme, jetën e shokëve të mi. Kam gjujt kur kam pa rrezik, kam gjujt kur kam pa armë.

Di që kam vepru instiktivisht, di që nga momenti që kam nxjerrë armën, nga momenti që kam pa Pavlon që ka humb ekuilibrin, deri në momentin që kam shku afër parkingut ku kam marrë makinën…

Unë në jetën teme kam kalu rreziqe, kam ken në Afganistan, thashë jam përplas me armë, por në jetën teme unë nuk di një moment ku unë të kem pas një… nuk e përshkruj dot me fjalë po kan ken thjesht veprime mekanike, copë mishi. Nuk ekzistonte më asgjë fiziologjike tek unë. Ishte thjesht veprime robotike, veprime për të cilat unë isha përgatit për me vepru me mbrojt veten time, kan ken instikte.

Nëqoftëse mund ta krahasoj, e krahasoj vetëm me një moment në jetën teme kur ne bëshim vetmbrojtje në akademi, një profesor shumë i përgatitur të bënte 100 herë me ba një stil, dhe e kundërshtoshe, thoshe nuk e kuptoj pse më ben 100 herë me e bë kët stil, deri në momentin që unë u përplasa në rrugë edhe instiktivisht unë e bana atë stil edhe pse mendoja se unë se kisha mësu. Pra, du me thën që nga momenti që Pavlo e ka humb ekuilibrin deri në momentin që unë kam shku te parkingu, aty jam kthjellu dhe kam thanë “Tani duhet të ikësh nga Elbasani”.

Ai ka ken momenti kur truni jem mund të them ashtë ndez prapë, “duhet të gjesh mënyrën me ik nga Elbasani”. Dhe i vetmi vend ku mendova unë me shku ashtë vendi që ka njerëzit e fundit në këtë Republikë që i shërbejnë këtij vendi me atdhedashuri dhe me ndjenjën e sakrificës. Ka problemet e veta ai vend po e di që aty janë njerëzit e vetëm ndoshta që kanë ngel që e donë kët vend me gjithë shpirt. edhe kam shku aty ku ashtë shpia jeme, te Renea, i vetmi vend ku jam ndi i sigurtë.Në asnjë moment s’kam mendu me ju shmang drejtësisë, në asnjë moment, i kam pas të gjitha mundësitë.

Pse? E disha se pse e kam ba, e disha se si e kam lanë vendin e ngjarjes. Ka dhanë argumenta avokati, po të lexoni dosjen ka argumenta sa të duash me manipulime të paftyrshme që janë ba në atë vendngjarje.

Nuk më prish punë, kam besim te Zoti.*ndërhyn gjyqtarja, duke thënë se kamera nuk manipulohet*Jam falenderues Zotit që është kjo kamerë sepse ajo tregon pikërisht këtë që po them unë. Sepse në kamerë gëzhojat në vendin e ngjarjes janë në rrugën Lef Nosi nga betonat, 13 gëzhoja, deri përpara makinës së policisë ku kanë ken 4 oficerë policie. Gëzhojat janë pikërisht në atë gjatësi.

Kamera nuk ka filmuar asnjë nga këto dy personat që kanë gjujt. Nëqoftëse këto dy personat do kishin gjujt nga ai vend, ku janë gëzhojat, kamera e kap këtë fushëpamje.

Jo vetëm që kamera e kap, por 4 oficerë policie në fuoristradën e bardhë Land Rover janë ken me sy ku dëshmojn se nuk kena pa asnji tuj gjujtë përpara nesh.Prandaj, kamera nuk është e manipulume. Jam shumë falenderues Zotit që ajo kamer është sot. Jam shumë falenderues prokurorisë që e ka administruar atë provë.Që ta mbyll…fjalët e mia të fundit janë:

Nuk pres as mëshirë, nuk pres as mirëkuptim. Pres drejtësi! Ja kam thënë kët fjalë edhe dikujt po s’e ka kuptu. Një drejtësi e tillë ligjore, dhe një drejtësi që kur shikoni burrin tuaj në shpi, djemtë tuaj, nipat tuaj… mos t’ju vrasë ndërgjegja.

Vetëm drejtësi.Fjala e fundit që do them është:A ndjej keqardhje…që jam detyru me vra një person?

Ndjej keqardhje, shumë!

A më dhemb shpirti që kam vra babën e një vajze? Kam 3 djem. Tre djem dhe një vajzë.

Çdo babë ka marrëdhënien e vet me vajzën. Por vajza jeme është e vetmja që mundet me më dhan mu urdhër, është e vetmja që më largon nga detyra, është e vetmja që mundet me më tregu se ça me ba, është e vetmja që zgjedh edhe teshat e mija.

A ndjej dhimbje në shpirt që i kam vra babën e një vajze? Po!

Ka vetëm një person në Republikë të Shqipërisë dhe në kët botë ndaj të cilit unë e mbaj krytin ulë, edhe është ajo vajzë.

As edhe një person tjetër në kët botë. Ajo vajzë ka të drejtë me folë ça të dojë, ajo vazjë ka të drejtë me keqkuptu, me keqinterpretu uljen e krytit tem.

Kushdo tjetër që uljen e krytit tem e keqinterpreton, nuk i bën llogaritë mirë. Ajo vajzë është e vetmja në kët botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes.

Çfarë ndodhi në Elbasan?

Abcnews.al ka zbardhur më herët dosjen që po e sjellin si më poshtë:

Sipas dosjes në fjalë, gjithçka nisi në orën 13:58 minuta kur në sallën operative të Policisë së Elbasanit mbërriti një telefonatë nga një person i identifikuar si Arjan Hoxha. Ky i fundit ishte prezantuar si përgjegjës i grupit për mbrojtjen e votës në Shtabin Elektoral të PD-së dhe njoftoi për prezencën e një makine, e cila shpërndante para në këmbim të votës në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Pasi u mor njoftimi, në vendin e ngjarjes mbërrijnë të parët dy zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të cilët vihen në kontakt me një grup personash që gjendeshin aty, mes tyre edhe Arbër Paplekaj.

Personi në makinë që dyshohej se shpërndante para u identifikua si Mehmet Greca.

Gjatë diskutimeve mes tyre dhe debatit të tensionuar, në vendin e ngjarjes mbërrijnë edhe persona të tjerë në mbështetje të Grecës, mes tyre edhe Gentjan Sharra, subjekt i dosjes “Plumbi i Artë”, Kelmend Xhaferri, Pjerin Xhuvani dhe Eldjon Bodinaku.

Në këtë moment, njëri prej personave që shoqëronte Xhuvanin ka filluar të filmojë përsonat që gjendeshin nga krahu i grupit të Arbër Paplekajt. Bëhet fjalë për Ejon Demushin, i cili nxorri celularin dhe po filmonte çfarë po ndodhte aty.

Sipas prokurorisë, në këtë moment, Eldjon Bodinaku ka shkuar dhe ka goditur me grusht Erjon Demushin duke ndezur gjakrat, gjë që bëri që personat e pranishëm të nxirrnin armët dhe të qëllonin, përleshje e cila përfundoi me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e Bodinakut nga ana e mbështetësve të PS-së, si edhe plagosjen e Emiljan Prengës dhe Pavlo Vuksanit nga ana e demokratëve.

E plagosur mbeti edhe punonjësja e policisë, Xhensila Sota.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, krahas Arbër Paplekajt që akuzohet se qëlloi Pjerin Xhuvanin akuzohen edhe një numër i madh punonjësish policie, mes tyre edhe dy ish-zv.drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Sipas dosjes në fjalë, prokuroria akuzon Paplekajn për vrasjen e Xhuvanit dhe plagosjen e polices, Emiljan Prengës dhe Eldjon Bodinakut, ndërsa nuk dihet ende se kush qëlloi nga krahu i mbështetësve të PS-së dhe kush plagosi Pavlo Vuksanin.

Më tej, dosja e prokurorisë vijon:

Nga ana punonjesve te policise nuk eshte•vazhduar me tej me shoqerimin e shtetasit Mehmet Greca. Nga hetimi  rezulton  se  ne  kete  moment  ne  vengjarje  kane shkuar mjetet, tip Land Rover me targa AA 040 NJ!nga i cili ka zbritur shtetasi Mario <;ela, mjeti i ma’fkes Mercedes Benz GL me targl!{ AAOOl MN nga i cili ka zbritur shtetasi Marsel Ro.ka, mjeti i markes mercedez beniz me targa ABOlOÇ nga i cili ka zbritur shtetasi Kelmend Xhaferri dhe  nje shtetas me  kapele  dhe syze  me  veshje  ne  ngjyre jeshile me lara si ushtarake, mjeti me targe AB 161 00 nga i cili kane zbritur shtetasit Gentjan Sbarra dhe Erald Laska. Po keshtu ne krye te rrugices e cila te con te parkirni privat Myrto me drejtim levizje nga parkim i:Myrto per  ne rrugen  Lef Nosi  ka ndaluar mjeti tip Benz me targa AA119 YU nga i cili ka zbritur viktima  Pjerin  Xhuvani  dhe shtetasit Eldjon Bodinaku (dhenderi  i Pjerin’ Xhuvanit)  dhe shtetasi  Luan  Tabakn,  pas ketij mjeti eshte ndaluar mjeti me targa AA035 AG i cili drejtohej nga shtetasi Klajdi Beqiri.

Nga provat rezulton se ne momentin kur shtetasi Eldjon Bodinaku ka qene duke u afruar ne afersi te vendit ku ndodheshin shtetasi Mehmet Greca se bashku me dy te pandehurit Albert Nushi dhe Nikollaq  Palla dhe te pandehurin Arber Papleka ka vene re shtetasin Erjon Demushi i cili  po filmote me nje aparat telefoni celulare qe nga hetimi rezulton te jete i shtetasit Arjan Hoxha. Shtetasi Eltjon Bodinaku per kete shkak  eshte konliktuar me shtetasin Erjon Demushi duke e goditur me grushte ne fytyre.

Ne kete mment shtetasi. Erjon..Dem. shi ka tentuar’ te kunderpergjigjet ndaj shtetasit Eltjon Bodinaku por mes tyre kane hyre persona te tjere dhe ne kete moment i pandehuri Arber Paplekaj duke pare kete skene me shpejtet:i shkeputet nga vendi ku ai po qendronte ne trotuarin e rruges dhe afrohet ne drejtim te shtetasve Pjerin Xhuvani, Luan Tabaku dhe Eldjon Bodinaku te cilet ishin duke u shtyre dhe share me shtetasin Erjon Demushi dhe personat e tjere.

I pandehuri Arber Paplekaj rezulton te jete kapur me duar me shtetasin Luan Tabaku dhe me pas i eshte afruar viktima Pjerin Xhuvani i cili eshte futur mes personave dhe ka filluar te shtyje me duar të pandehurin Arber Paplekaj, pas shtetasit Pjerin Xhuvani jane afruar dhe shtetasit Kelmend Xhaferri dhe shtetasi Elton Bodinaku te  cilet se bashku kane shkuar ne drejtim le te pandehurit Arber Paplekaj i cili me shpejtesi ështe terhequr duke levizur mbrapsht  ne drejtimin perendimor.

Nga provat e administruara rezulton se shletasi Pjerin Xhuvani ne momentin qe ka shtyre ne drejtim te shtetasit Arber Paplekaj kur ai ishle i kapur me duar me shtetasin Luan Tabaku kthehet nga pas ku dhe ishte trupa e punohjesve te policise te forcave te posacme Shqiponja te cilet duke pare konfliktin kane  britur me iniciative nga furgoni i policies dhe  vendos doren njerit prej punonjesve le policise le forcave te posacme duke i ndaluar.

Pas ketij momenti ata nuk kane vazhduar te nderhyjne dhe as te levizin por kane qendruar ne vend. Ne vengjarje prane personave qe debatonin me fjale fyest; dhe shtyheshin me njeri rjeterin kane qene dhe punonjes te policise te cilat kane qene shume prane tyre dhe nuk kane nderhyre me qellim neutralizmin e situates dhe per te shoqeruar personat qe konfliktoheshin.

I pandehuri Arber Paplekaj ne momentin qe shtyhet dhe shahet nga personat e lartepennendur terhiqet prapa dhe i ndodhur ne kete situate nxjerre annen e zjarrit pistolete te cile e mbante ne nje cante krahaqafe me te cilen qellon ne drejtim te personave te cilet po e shtynin.

Si pasoje e qitjes me arme zjarri nga i pandehuri Arber Paplekaj ka gjetur vdekjen shtetasi Pjerin Xhuvani, dhe eshte plagosur shtetasja Xhensila Sota kjo e provuar ne baze te akteve te ekspertimit balistik krahasuese nga te cilet rezulton se plumbat e e nxjerre nga trupi ·i·viklimes Pjerin Xhuvani dhe te demtuares Xhensila Sota jane qitur nga arma me te cilen ka qelluar i pandehuri Arber Papleka.

 Po keshtu nga hetimi dhe provat e administruara duke patur parasyh pozicionin e te demtuarve si dhe te pandehurit Arber Papleka ne momentin që ka qelluar me arme zjarri si dhe aktet e ekspertimit balistik dhe mjeko ligjor si pasojee e qitjes me arme zjarri nga i pandehuri Arber Paplekaj jane plagosur dhe shtetasit Eldion Bodinaku, Emiljan Prenga.

Ajo që mbetet mister në të gjithë këtë hetim është se prokuroria ka zbardhur se kush vrau Pjerin Xhuvanin dhe kush plagosi Bodinakun, Prengën dhe policen Sota, por nuk ka identifikuar se kush qëlloi tjetër me armë në vendin e ngjarjes dhe kush është personi që plagosi Pavlo Vuksanin.

Ja çfarë thuhet në dosje:

Nga provat e grumbullura gjate hetimit te ktij procedimi penal rezulton se ne krahun lindor te rruges kryesore i cili perkon thuajse perballe vendil qe ishle pozicionuar Arber Paplekaj eshte qelluar me dy arme te ndryslµne nga persona ende le paidentifikuar le cilet kane qene  ne vendngjarje  dhe ishin pjese e  dy grupimeve perkrahes le partive. /abcnews.al