Nuk ju duket të shpenzoni shumë duke blerë produkte për të hequr njollat. Sipas ekspertëve të pastrimit, ekziston një produkt natyral që mund t’i largojë ato në mënyrë efektive. Ata pretendojnë se rrobat mund të duken si të reja. Produkti që ju nevojitet gjendet në çdo shtëpi.
Dejan Dimitrov tha për The Mirror se limoni është e vetmja gjë që ju nevojitet për të hequr edhe njollat më kokëforta. Pjesa më e mirë është se nuk do t’i prishni rrobat tuaja me materiale të ndjeshme, sepse lëngu acid i limonit nuk është aq i fortë sa produktet tregtare që kanë përbërës kimikë.
Disa pika lëng limoni jo vetëm që do të pastrojnë gjurmët e yndyrës, por gjithashtu do të heqin në mënyrë të përsosur njollat nga domatet, shalqiri dhe substanca të tjera. Thjesht fërkojeni këtë lëng në zonat problematike dhe lëreni të qëndrojë. Kur lëngu të thahet, vendosini rrobat në lavatriçe, për larje normale. /abcnews.al