Kompania Microsoft e ka ndarë gjuhën shqipe në 3 variante në programin e saj “Microsoft Office Language Accessory Pack”. Aty gjendet varianti që flitet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në emisionin Log ku diskutohej pikërisht për gjuhën, ish -rektori I Universitetit të Tiranës, gjuhëtari Shezai Rrokaj e lidh këtë fakt me përdorimin e shqipes në 3 shtete.
Por shkrimtarja dhe përkthyesja Mimoza Hysa e argumenton me mungesën e koordinimit mes 3 vendeve. Si drejtoreshë e Qendrës së Botimeve të diaporës, Hysa thotë se të paktën mes 2 shteteve që e kanë gjuhë të parë shqipen, Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të ketë strategji dhe politika të përbashkëta për ta unifikuar atë.
Shezai Rrokaj: “ Unë dua ta besoj se ka kuptimin që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në tri shtete. Në një shkrim që kam bërë kamë për një konferencë ballkanike të mbajtur në Korcë, kam thënë që shqipja është gjuhë zyrtare, pjesërisht zyrtare duke quajtur Maqedoininë e Veriut , gjuhë pakicash kombëtare dhe gjuhë në rrezik. Kam bërë një klasifikim të gjithë realit shqipfolës. Ka të bëjë me vendosjen e shqipes në tre shtete politike.”
Moza Hysaj: “ Jo vetëm aq, ka të bëjë me diçka tjetër. Nuk ka një politikë shtetërore mes këtyre tre vendeve. Së paku mes Shqipërisë dhe, tashmë duhet të kishte një politikë shtetërore të përbashkët. Të prezantoheshin së bashku në kompaninë Microsoft. Kompania ka marrë në mënyrë sporadike nga 2 vendet në veçanti dhe i kanë nxjerrë. Kjo është mungesë e një politike shtetërore dhe nuk ka një koordinim për shumë gjëra në fakt. Tashmë duhet të ketë një strategji politike edhe për gjuhën, sidomos në periudhën që jemi.
Në programin e integrimit të Shqipërisë në Europë, një ndër gjërat e problemet kryesore që del, është teknologjia gjuhësore. Kur të pranohet Shqipëri është, gjuhë zyrtare e BE.
Shezai Rrokaj: Nëse do jetë shqipja standarde, do të jetë kjo e Kongresit të drejtshkrimit.
Moza Hysaj: Mendoj se jemi në kohën e artë me 2 shtete me gjuhë zyrtare të parë dhe Maqedoninë me gjuhe zyrtare të dytë, që patjetër të ketë një strategji të mirëfilltë për gjuhën shqipe, sidomos në këtë periudhë. Unë drejtoj qendrën për botimet për diasporën dhe një ndër problemet reale që na dilte gjatë mbështetjes së shkollave në Diasporë, është që aty bashkimi është bërë konkret. Dilte e domosdoshme që të kishte një tekst që i unifikon. Ishte e pamundur të dërgoheshin tekste nga të trija vendet dhe të përdoreshin programe lokale. Ne arritëm të bënim një tekst të përbashkët me Shqipërinë dhe Kosovë./Abcnews.al/