Charles Michel anulon fjalimin e tij në Kinë, donin ta censuronin

schedule14:18 - 8 Nëntor, 2022

schedule 14:18 - 8 Nëntor, 2022

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka anuluar fjalimin e tij në hapjen e një panairi në Shangai. Sipas deklaratave të diplomatëve europianë për AFP, vendimi u mor për shkak se autoritetet kineze synonin ta censuronin atë.

Videoja e fjalimit ishte gati për t’u transmetuar gjatë hapjes së ekspozitës ndërkombëtare të premten, por transmetimi u ndërpre.

“Kinezët donin të hiqnin një pjesë të fjalimit të Charles Michel. Brukseli preferoi të anulonte transmetimin e fjalimit në tërësi”, tha një diplomat në kushte anonamiteti.

Sipas një diplomati tjetër, autoritetet kineze donin të hiqnin referencat për krizën në Ukrainë nga fjalimi. Në fund të fundit, Pekini duket se ka mbajtur një qëndrim”neutral” pasi dëshiron të mbetet një aleat strategjik i Rusisë.

I pyetur për këtë çështje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha se nuk kishte njohuri për ngjarjen në fjalë.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Europian janë përkeqësuar pas vendosjes së sanksioneve nga të dyja palët për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang.

Më pas, Pekini vendosi një embargo tregtare për të gjitha produktet me origjinë nga Lituania, si një reagim ndaj bashkëpunimit të vendit me Tajvanin. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Pekinit disa herë që të dënojë veprimet ruse në Ukrainë, por pa rezultat.

Lidhjet tregtare mbeten të forta midis dy palëve, gjë që u konfirmua javën e kaluar kur Olaf  Solz vizitoi Pekinin dhe u bë udhëheqësi i parë i një vendi të G7 vizitoi Kinën që nga fillimi i pandemisë.

Charles Michel do të marrë pjesë në samitin e G20 të javës së ardhshme në Bali së bashku me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentin kinez Xi Jinping.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!