Një kotele nuk është as mashkull as femër sepse nuk ka organe seksuale, kanë theksuar veterinerët në një organizatë bamirësie për kafshët. Fillimisht Hope mendohej se ishte një femër kur u pranua në qendrën Cats Protection në Warrington, por veterinerët nuk gjetën organe të jashtme seksuale.
Veterinerët thanë se kanë parë mace hermafrodite, me organe seksuale mashkullore dhe femërore, edhe pse ato janë shumë të rralla, por Hope nuk ka organe seksuale. Veterinerja e Cats Protection, Fiona Brockbank, tha se duket se është një rast agenesis – dështimi i një organi për t’u zhvilluar.
“Kemi kryer një procedurë për të kërkuar organet seksuale, por nuk ka asgjë të dukshme brenda apo jashtë. Ekziston një mundësi e jashtme që disa inde vezore të fshihen nga brenda, por ne mendojmë se kjo është jashtëzakonisht e pamundur. Kjo nuk është diçka që e kemi hasur më parë në Cats Protection”.