Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Kush merr pushkën ha pushkën”, si e vlerësojnë grekët me këmbë në tokë Kacifan që sulmoi shtetin shqiptar

schedule22:17 - 6 Nëntor, 2022

schedule 22:17 - 6 Nëntor, 2022

Historia e Kostandin Kacifasit, minoritarit grek që humbi jetën pasi sulmoi me armë policinë shqiptare, ishte një tjetër temë që u trajtua në “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara.

28-tetori prej shumë vitesh kremtohet nga minoriteti grek në Shqipëri por edhe nga grekët në Greqi, si dita e fitores ndaj Italisë fashiste.



Por tashmë prej katër vitesh ata kremtojnë edhe mbi varrin e Kostandin Kacifasit, i cili u vra në vitin 2018-të pas një përplasjeje me armë me forcat speciale.

Prej asaj dite Kostandin Kacifa cilësohet nga pala greke si një hero që dhe jetën për vendin e tij pasi pretendon se jugu i Shqipërisë është vorioepir.

Por ka dhe nga ata minoritarë të cilët mendojnë se të gjuash ndaj shtetit edhe mund të vritesh dhe kjo nuk është aspak heroizëm.

“Kush merr pushkën ha pushkën, kjo ehte faktikisht”, shprehet një minoritar.

Ndërkohë që për kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, kjo ngjarje edhe mund të ishte shmangur.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!